<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kronikë nga pjesa veriore e Pelagonisë: A KEMI TË BËJMË ME “KULTURËN MEGALITE” EDHE NË KËTË ANË?!

Mustafa Ibrahimi

Kronikë nga pjesa veriore e Pelagonisë (2)

A KEMI TË BËJMË ME “KULTURËN MEGALITE” EDHE NË KËTË ANË?!

Cërnilishtë (Dollnen), Prilep: 03.01.2023

Në fshatin Cërnilishtë, 25 km larg Prilepit, gjenden disa struktura gurësh të larta të papërpunuara dhe disa struktura të bëra me gurë të vegjël. Ky lokalitet gjendet në pjesën lindore, ngjitur me varret e fshatit. Ka shumë të ngjarë që kemi të bëjmë me Kulturën megalite, sepse siç shihet në fotot, gurët me strukturat e tyre interesante, me lartësi edhe në 2 e më shumë metra, na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me gurë megalite. Këto gurë janë shumë të ngjashme me strukturën megalitike për shembull me kompleksin me më shumë se 3000 gurë në Carnac (Brittany), Francë. Atje megalitet janë deri në katër metra të larta dhe janë të rregulluar në rrugica të holla, rreshtat ecin paralelisht me njëri -tjetrin ose nxirren jashtë, në disa vende ato formojnë rrathë. Kompleksi daton në mijëvjeçarin V – IV para Krishtit. (shihni foton e fundit).

Përndryshe “Megalitet” (nga greqishtja – guri i madh) janë struktura të blloqeve të mëdha prej guri, karakteristike për neolitin e vonë. Në të gjithë botën, ju mund të shihni gurë të jashtëzakonshëm që kanë qenë në Tokë për mijëra vjet, të njohura si megalite, që janë më misteriozet në botë. Ato u instaluan shumë kohë para se njerëzit të fillonin të bënin të paktën disa regjistrime historike, dhe për këtë arsye kush i ndërtoi ato dhe pse mbetet e panjohur. Besohet se disa u përdorën si vende varrimi, të tjerë për shikimin e yjeve.

Të gjitha megalitet mund të ndahen në dy kategori… E para përfshin strukturat arkitekturore më të lashta të shoqërive parahistorike (të parafytyruara): menhirs, cromlechs, dolmens, tempuj të ishullit të Maltës,). Për ta, gurët ose nuk u përpunuan fare, ose me përpunim minimal. Kulturat që lanë këto monumente quhen megalitike. Kultura megalitike gjithashtu përfshin labirinte (struktura të bëra me gurë të vegjël), dhe gurë individualë me petroglifë (gjurmues). Gjithashtu, arkitektura megalitike konsiderohet të jetë struktura e shoqërive më të përparuara (varret e perandorëve japonezë dhe dolmenët e fisnikërisë koreane).

Kategoria e dytë përfaqësohet nga ndërtesa me arkitekturë më të përparuar. Këto janë kryesisht struktura prej gurësh shumë të mëdhenj, të cilëve u jepet një formë e saktë gjeometrike. Një arkitekturë e tillë megalitike është karakteristike për shtetet e hershme, por është ndërtuar në kohët e mëvonshme. Këto janë monumentet e Mesdheut – piramidat egjiptiane, strukturat e qytetërimit mikenas, Mali i Tempullit në Jeruzalem etj.

Për gurët megalite që gjenden në fshatin Cërnilishtë të Prilepit, deri më tani nuk është bërë ndonjë studim. Vetëm para disa vitesh ishin rreth njëqind gurë të tillë, tani kanë ngelur me dhjetra, sepse disa u shkatërruan me rastin e zgjerimit të varreve të fshatit. Ndoshta një studim më të thellë, do të jepte përgjigje të saktë se a kemi të bëjmë për kulturën megalite edhe në këtë anë të Pelagonisë, dhe mbrojtje eventuale nga shteti, duke i shpallur si trashëgimi kulturore!

InForCulture

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

22 hours ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

23 hours ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

2 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

2 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

2 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

2 days ago