<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Robotë me liçencën për të vrarë, revolucioni i guximshëm i policisë në SHBA

Policia e San Franciskos në SHBA, mund të ketë së shpejti një ndihmë shtesë në luftë kundërkrimit. Nëse pranohet propozimi nga Bordi i Mbikëqyrësve (Gjykata e Mbikëqyrësve), robotët që zakonisht përdoren nga oficerët e policisë për të çaktivizuar bomba apo për të eksploruar zona të rrezikshme, mund të licencohen që të vrasin të dyshuarit e krimeve tërënda.

Edhe pse teksti specifikon se robotët do të mund ta bëjnë këtë vetëm “kur rreziku i humbjes së jetëve të civilëve apo agjentëve është i pashmangshëm, dhe kur nuk ka mundësi të tjera”, propozimi ka ngjallur jo pak kritika. Versioni origjinal i draftit, nuk përmendte “forcën vdekjeprurëse” nga robotët.

Aron Peskin, dekan i Bordit të Mbikëqyrësve të qytetit, kishte specifikuar se robotët nuk do të përdoreshin si një “instrument force” kundër askujt. Megjithatë, Departamenti i Policisë së San Franciskos ndërmori hapa për të bllokuar amendamentin e Peskin, duke e ndryshuar atë në atë.

Peskin e pranoi ndryshimin, duke thënë se mund të ketë situata ku vrasja është alternativa e vetme. Projektligji është përballur me kritika në disa drejtime. “Ne jetojmë në një të ardhme distopike, ku po diskutojmë mbi mundësinë që policët të vrasin qytetarët pa gjyq, një juri apo një gjyqtar”,- tha Tifanei Mojer i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile në San Francisko.

“Me robotët- vrasës në dispozicion, oficerët e policisë mund ta tërheqin më lehtë këmbëzën”-u shpreh eksperti Xhoel Haile, që e quajti projektligjin një “ide të tmerrshme”. “Unë ende nuk mund ta besoj se ky është një propozim serioz”- thotë Din Preston i Bordit të Mbikëqyrësve, duke shtuar se çështja do të ishte pothuajse komike, në rast se nuk do të ishte kaq serioze.

Nga ana tjetër, kushdo që e ka shkruar nënvizon natyrën e tij të jashtëzakonshme, duke shpjeguar se nuk është një licencë e stilit “Robocop” për të vrarë, por një mbrojtje shtesë për agjentët: ”Ne nuk duam ta përvetësojmë atë si një praktikë të zakonshme”- thotë Peskin, i cili kujton gjithashtu se po të mos ishte ky projektligj, policia mund të bënte çfarë të donte, pasi deri më tani kjo çështje nuk ishte e rregulluar me ligj.

“Ideja që ne nuk mund ta përdorim dot këtë lloj teknologjie në situata të jashtëzakonshme, ku mund të shmangim humbjen e jetëve njerëzore, vetëm sepse njerëzit nuk i pëlqejnë robotët, është absurde dhe e gabuar”– thotë Rafael Mandelman, nga Bordi i Mbikëqyrësit.

Megjithatë, në rast se San Francisko vendos të miratojë ligjin, nuk do të jetë hera e parë që robotët përdoren për të vrarë kriminelët e dyshuar. Në vitin 2016, Departamenti i Policisë së Dallasit përdori një robot–bombë për të eliminuar një person të armatosur që kishte vrarë tashmë 5 oficerë dhe plagosur disa të tjerë.

Siç e thekson Peskin, deri më tani askush nuk e ka ndaluar përdorimin e robotëve vrasës në aksionet e policisë. Propozimi i San Franciskos nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të kufizonte përdorimin e tyre në situata të nevojës ekstreme, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha rastet e tjera.

InForCulture

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

14 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

15 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

16 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

16 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

16 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago