Policia e San Franciskos në SHBA, mund të ketë së shpejti një ndihmë shtesë në luftë kundërkrimit. Nëse pranohet propozimi nga Bordi i Mbikëqyrësve (Gjykata e Mbikëqyrësve), robotët që zakonisht përdoren nga oficerët e policisë për të çaktivizuar bomba apo për të eksploruar zona të rrezikshme, mund të licencohen që të vrasin të dyshuarit e krimeve tërënda.
Edhe pse teksti specifikon se robotët do të mund ta bëjnë këtë vetëm “kur rreziku i humbjes së jetëve të civilëve apo agjentëve është i pashmangshëm, dhe kur nuk ka mundësi të tjera”, propozimi ka ngjallur jo pak kritika. Versioni origjinal i draftit, nuk përmendte “forcën vdekjeprurëse” nga robotët.
Aron Peskin, dekan i Bordit të Mbikëqyrësve të qytetit, kishte specifikuar se robotët nuk do të përdoreshin si një “instrument force” kundër askujt. Megjithatë, Departamenti i Policisë së San Franciskos ndërmori hapa për të bllokuar amendamentin e Peskin, duke e ndryshuar atë në atë.
Peskin e pranoi ndryshimin, duke thënë se mund të ketë situata ku vrasja është alternativa e vetme. Projektligji është përballur me kritika në disa drejtime. “Ne jetojmë në një të ardhme distopike, ku po diskutojmë mbi mundësinë që policët të vrasin qytetarët pa gjyq, një juri apo një gjyqtar”,- tha Tifanei Mojer i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile në San Francisko.
“Me robotët- vrasës në dispozicion, oficerët e policisë mund ta tërheqin më lehtë këmbëzën”-u shpreh eksperti Xhoel Haile, që e quajti projektligjin një “ide të tmerrshme”. “Unë ende nuk mund ta besoj se ky është një propozim serioz”- thotë Din Preston i Bordit të Mbikëqyrësve, duke shtuar se çështja do të ishte pothuajse komike, në rast se nuk do të ishte kaq serioze.
Nga ana tjetër, kushdo që e ka shkruar nënvizon natyrën e tij të jashtëzakonshme, duke shpjeguar se nuk është një licencë e stilit “Robocop” për të vrarë, por një mbrojtje shtesë për agjentët: ”Ne nuk duam ta përvetësojmë atë si një praktikë të zakonshme”- thotë Peskin, i cili kujton gjithashtu se po të mos ishte ky projektligj, policia mund të bënte çfarë të donte, pasi deri më tani kjo çështje nuk ishte e rregulluar me ligj.
“Ideja që ne nuk mund ta përdorim dot këtë lloj teknologjie në situata të jashtëzakonshme, ku mund të shmangim humbjen e jetëve njerëzore, vetëm sepse njerëzit nuk i pëlqejnë robotët, është absurde dhe e gabuar”– thotë Rafael Mandelman, nga Bordi i Mbikëqyrësit.
Megjithatë, në rast se San Francisko vendos të miratojë ligjin, nuk do të jetë hera e parë që robotët përdoren për të vrarë kriminelët e dyshuar. Në vitin 2016, Departamenti i Policisë së Dallasit përdori një robot–bombë për të eliminuar një person të armatosur që kishte vrarë tashmë 5 oficerë dhe plagosur disa të tjerë.
Siç e thekson Peskin, deri më tani askush nuk e ka ndaluar përdorimin e robotëve vrasës në aksionet e policisë. Propozimi i San Franciskos nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të kufizonte përdorimin e tyre në situata të nevojës ekstreme, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha rastet e tjera.
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…