Categories: KËSHILLAShëndet

Simptomat e alergjisë ndaj glutenit

Ndiheni të lodhur, shpesh vuani nga dhimbja e kokës, ndërsa sistemi juaj i tretjes është i paparashikueshëm? Ndoshta ndieni edhe simptoma të tjera si skuqja e lëkurës, zbokthi ose humori i keq? Ndoshta po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, por thjesht nuk shkon?

Tashmë keni dëgjuar për glutenin dhe se si një numër në rritje i njerëzve e ndërpresin krejtësisht konsumin e glutenit, kështu që e keni pyetur veten nëse ndoshta jeni alergjikë ndaj glutenit?

Ndoshta edhe jeni. Në fakt, ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të alergjisë ndaj glutenit dhe secila prej tyre ka shenja dhe simptoma specifike.

Natyrisht, alergjia ndaj glutenit nuk duhet të jetë arsyeja se pse i ndieni këto simptoma. Ekzistojnë shkaqe të shumta të mundshme.

Nëse e keni vënë re se tek ju janë të pranishme shumica e simptomave, nuk do të ishte keq të konsultoheni me ndonjë mjek ose nutrocionist dhe të përpiqeni ta filloni një dietë pa gluten, transmeton Telegrafi.

Tretja jofunksionale

Jo të gjithë personat që janë alergjikë ndaj glutenit do ta ndiejnë këtë simptomë, por kjo është pa dyshim një nga simptomat më të zakonshme. Ndoshta do të vëreni se shpesh vuani nga diarreja, kapsllëku, urthi, dhimbjet e barkut, fryrja dhe gazrat.

Nëse i keni këto simptoma, kjo nuk do të thotë se gjithsesi vuani nga alergjia në gluten. Simptoma të ngjashme shfaqen edhe tek alergjia në laktozë. Megjithatë, është e rëndësishme që ta informoni mjekun.

Skuqjet

Një nga skuqjet më të njohura është dermatitis herpetiformis, që shfaqet në 25% të njerëzve që vuajnë nga alergjia në gluten. Dy forma të tjera të skuqjes janë keratoza pilaris (‘lëkura e pulës’) dhe urtikaria kronike gjithashtu shfaqet më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga alergjia në gluten.

Sigurisht, jo çdo skuqje shkaktohet nga gluteni. Megjithatë, në qoftë se e keni vërejtur që skuqja nuk kalon përkundër të gjitha llojeve të trajtimit, duhet të mendoni nëse ushqimi është shkaktari i mundshëm.

Mungesa e përqendrimit

Vështirësitë në përqendrim dhe problemet me kujtesën afatshkurtër janë simptomë e të gjitha formave të alergjive në gluten.

Vështirësitë me koncentrim dhe kujtesë nuk do të thonë se jeni alergjikë ndaj glutenit, ka shumë çrregullime të tjera që mund ta shkaktojnë atë. Megjithatë, në qoftë se i keni vërejtur edhe disa prej simptomave të tjera të alergjisë ndaj glutenit, është e mundur që bëhet fjalë për të.

Dhimbja e kokës

Një studim ka treguar se madje 56% e personave që janë alergjikë ndaj glutenit vuajnë nga dhimbja kronike e kokës.

Dihet tashmë se intoleranca e disa ushqimeve mund të shkaktojë dhimbje kokë dhe migrena, kështu që është shumë e mundshme që intoleranca ndaj glutenit ka të njëjtin efekt.

Depresioni dhe ankthi

Njerëzit të cilët janë alergjikë ndaj glutenit shpesh raportojnë se ndihen në depresion dhe ankth. Fëmijët mund të jenë të. shqetësuar dhe nervoz.

Nëse vuani nga depresioni, ankthi ose nervozizmi, gjithsesi konsultohuni me ndonjë mjek. Ndoshta shkaku i problemit nuk është alergjia ndaj glutenit.

Vështirësia për ngjizje

Si meshkujt ashtu edhe femrat që janë alergjikë ndaj glutenit shpesh e luftojnë jofertilitetin. Edhe pse kjo nuk është mbështetur me prova konkrete shkencore, për të gjithë shkencëtarët është e qartë se ekziston një lidhje.

Nëse infertiliteti juaj është shkaktuar nga alergjie ndaj glutenit, lajmi i mirë është se këtë problem do ta zgjidhni me ndërprerjen e konsumimit të glutenit. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

15 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

16 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

17 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

18 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

18 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago