<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Hyrie Hana: Martesa ime me Ali Boletinin

Në një mëngjes herët, në derën e dhomës sime më troket Tafili, i ati i Aliut. U befasova shumë dhe, pasi nuk isha ngritur akoma nga shtrati, iu luta që të më priste për një moment derisa ta vishja pardesynë, e pastaj ia hapa derën. Kisha një respekt të veçantë ndaj këtij zotëriu dhe nuk u ndjeva mirë, pasi krevatin e kisha të parregulluar. I kërkova falje dhe ia afrova karrigen e vetme që e kisha në dhomën time të vogël.

– Mos u shqetëso për këtë, – më tha – se unë erdha pak herët për të takuar. Para se të nisesh për në teatër, më duhet të bisedoj me ty shtruar. U skuqa pak, pasi e dija përafërsisht se çka do të më thoshte, pasi çështjen e martesës me Aliun ma kishin përmendur edhe shokët më përpara.

Mbrëmë kam biseduar me Aliun dhe, me që atë e kemi të vetmin djalë, kemi dëshirë që të martohet sa më parë. I thashë se ti po shihesh shpesh me Hyrien dhe sigurisht se ia ke vënë syrin. Është e vërtetë se jemi miq të ngushtë me Hyrien – më tha Aliu – por për këtë çështje nuk kemi biseduar ende. Kushedi se si do vejë puna” – vazhdonte të më tregonte Tafili për bisedën që e kishte zhvilluar me të birin e tij.

Tafil Bej – i thashë – unë nuk e kam ndërmend të martohem. Dua të përkujdesëm për prindërit e mi të moshuar. Jam e vetëdijshme se unë s’mund t’ua zëvendësoi të birin e tyre Dinin, por të paktën nuk dua t’i lë në mëshirën e askujt. Pastaj unë babain e kam gjallë, pse nuk bisedoni më parë me të, siç e kërkon zakoni ynë.

– Mirë pra, do të shkoj në Prishtinë te babai yt dhe me vete do ta marrë edhe Aliun. (…)

Pasi e piu kafenë, duke dalë umë tha:

– Familjet tona mund të merren vesh fare lehtë, sepse që të dyja janë të përgjakura nga regjimi serb.

Aliun e njihja edhe para se të burgosej, kur jetonte me familje në Prishtinë.

Pas një kohe u martova dhe shkova në shtëpinë e Boletinëve me ato pak rrobe që i kisha për nevojat e përditshme. Martesa u bë kësisoji për dy arsye: e para se situata ishte e atillë që nuk jepte kurrfarë mundësie që të mblidheshin shokët për dasmën tonë, dhe e dyta kështu e diktonin kushtet ekonomike të të dy palëve.

Prindërit e mi u gëzuan shumë, e sidomos i ati im, sepse shpresonte që do të lindja ndonjë fëmijë, i cili do t’i ngjante Dinit, sepse unë me vëllain kishim ngjashmëri të madhe. Por, unë nuk linda kurrë. Ku të lindja unë e shkreta kur, që nga mosha 14 vjeçare, me vite kisha kaluar jetë maleve pa shtrojë e mbulojë, pastaj pjesën më të mire të rinisë e kisha kaluar nëpër qelitë e burgjeve gjithandej nëpër Jugosllavi.

Natyrisht se për këtë e ndjeja veten shumë keq, e aq më tepër se edhe Aliu ishte djalë i vetëm i shtëpisë. Pastaj familja e Boletinëve kishte dhënë aq meshkuj për atdheun dhe çështjen kombëtare, sa që më tepër se çdo kush, kjo

familje fisnike kishte nevojë për ndonjë trashëgimtar. Por ja që fati nuk e deshi që të gëzohem as unë e prindërit e mi, e as edhe familja e Aliut. Shumë vite ishim larg njëri-tjetrit. Ishim prapa hekurave ose ai, ose unë.

InForCulture

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

9 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

1 day ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

1 day ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago