Një hartë e rrallë që pretendon ta paraqesë në mënyrë të plotë gjithë botën (globin) e hartuar në shekullin e 16-të i ka vendosur shqiptarët jo vetëm në krye, por edhe si rolin kryesor brenda saj. Në pjesën e sipërme me figura njerëzore, por si përshkrim apo përgjasim të zotërave, e vetmja figurë mbizotëruese dhe madhështore është e një shqiptari, një portret që ngjason me figurën e Skënderbeut paksa, në gjoksin e të cilit shquhet shqiponja dykrenore e zezë, si në parzmore, dhe e shtrirë në gjithë veshjen, që është një fustanellë tipike shqiptare, që e mbulon pjesën më të madhe të trupit me ngjyrë të kuqe, dhe duke e qartësuar apo identifikuar se bëhet fjalë për popullin shqiptar.
Në anglisht e kanë pagëzuar si: “Map of the world 1553, albanian God in top of it”, që dmth, Harta e botës e vitit 1553 me Zotin shqiptar në qendër të saj”.
Pra, jo vetëm fama e shqiptarëve të kohës së Skenderbeut, por edhe roli që po vazhdonin të luanin në Evropë i bën të tjerët që edhe në shekullin e 16-të ti respektojnë si faktor kyç në proceset politike të kohës.
Harta është titulluar në latinisht: Charta Cosmographica, Cum Ventorum Propria Natura Et Operavione . . . me shënimin përcjellës-sqarues se ka për autor Gemma Frisius & Peter Apian, e bërë në Antwerp me 1553.
Kjo hartë përbën edhe një provë, se shqiptarët vërtetë kishin rol nga kryesorët në mesjetë, ndërsa harta, në të cilën shihet qartë ngjyra e kuqe, që paraqet sfondin e flamurit, ndoshta përbën dokumentin më të vjetë dhe më serioz të simbolit tonë kombëtar. Në disa gjetje të tjera, për shkak të vjetërsisë ngjyra e kuqe është shprishur dhe vetëm me analiza kimike dhe studime të tjera dihet që e kuqja është shndërruar në të verdhë. Por, në këtë hartë duket qartë që ngjyra e kuqe është ruajtur e paprekur, sikurse vetë simboli i shqiponjës
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…