Një shpallje në një nga gazetat kosovare në vitin 1990, përmbante një njoftim që duket se nuk ishte lexuar më herët një i tillë. Shpallja në gazetë përmbanë titullin “Distancohemi nga babai!”, ku përmes një letre disa familjar nga qyteti i Vushtrrisë distancohen nga babai i tyre për një arsye shumë të rëndësishme për kohën. Arsyeja ishte se babai i tyre kishte shkuar në vendin e tij të punës në kohën kur shumica e popullit shqiptar në Kosovë vendosën ta sabotojnë punën për ta kundershtuar regjimin serb, që fillimisht me suprimimin e autonomisë, dhe shtimin e masave të dhunshme ndaj shqiptarëve kishte filluar ripushtimin e Kosovës. Në shpallje shkruan si vijon: ”Me këtë letër njohtojmë opinionin kosovar dhe më gjerë se publikisht distancohemi nga babai.. ynë Hakif Mehmeti, i cili, me 3 shtator, ditën e grevës së pergjithsme, të parës së këtij lloji në historinë e Kosovës, u paraqit në punë në NSH IT “Polet” në Vuçitërnë.
E denojmë ashpër një veprim të tillë të isht babait tonë, nga i cili, prej tani jetojmë të ndarë fizikisht dhe ideologjikishr, sepse ai e fitoi epitetin “Shqiptar i ndershëm”.
”Të distancuarit:
I biri Bashkimi dhe anëtarët tjerë të familjes Mehmeti nga Vuçitërna”
Fotografia është marrë nga profili i Shkëlzen Gashit në Facebook. /Trungu & InforCulture.info
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…
Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…
Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…