<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Një serb që fliste ndryshe:Ne po i tubojme meshkujt,po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit

Emri i Dimitrije Tucoviqit ne historine e Ballkanit mbahet mend nga shqiptaret si i vetmi serb qe foli haptaz dhe kritikoi ushtrine serbe per maskarat qe beri kjo ushtri mbi shqiptaret gjate Lufterave Ballkanike, posacerisht midis viteve 1912 – 1916.


Ne ato luftera ai ishte ushtar dhe deshmitar i gjenocidit per te cilin me vone foli e shkroi haptaz. Tucoviq ishte lider e themelues i Partise Social-Demokrate serbe, gazetar, publicist, kryengrites dhe aktivist per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut. Vepra e tij me e njohur titullohet ” Serbija dhe Shqiperia”. Ne te Tucoviq kritikon haptaz politiken serbe ndaj Shqiperise dhe sjelljen e diciplinen e Ushtrise Serbe ne Ballkan. Ne kete studim ai eshte me objektiv se cdo serb tjeter i kohes ne trajtimin e problemeve historike midis sërbëve dhe shqiptareve dhe ne pershkrimin e dhunes barbare serbe mbi shqiptaret te ushtruar me dekada.
Per shkak te qendrimit te tij ndaj shqiptareve, nje pjese e kombit serb ate e konsideron tradhtar.
Ja nje pjese e pershkrimit qe ai i ben hyrjes se Ushtrise Serbe ne teritoret shqiptare ne vitin 1912.
“…Hija e vdekjes qendron mbi kokat e njerezeve ne Peje, Gjakove e Prizren dite e nate. Ata qe shpetojne nje dite dhe shohin muzgun, nuk jane te sigurte se do ta shohin agimin. Me renjen e Kumanoves, e tere popullsia shqiptare qe u sulmua nga Ushtria Serbe nga veriu, vershoi kah Shkupi me shprese se do te gjeje shpetim. Por, shumica gjeten vdekjen…”. Kur Ushtria ne vitin 1912 hyri ne Gjakove, Tucoviqi reagoi: “Ne kemi hyre ne toke te huaj…” 
Ja vetem nje citat nga shkrimet e tij per shqiptaret:
“Ne kemi zbatuar nje vrasje te paramenduar te tere nje kombi. Ne ishim pjese a ketij akti krimnal sepse ashtu na udhezuan. Tani ne duhet te perjetojme ndeshkimin e merituar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Se per cfare krimesh behet fjale mund te shihet edhe nga nje leter e nje ushtari i cili nga Shqiperia i shkruan shokut te tij ne Serbi:
“…Miku im i dashur, nuk kam kohe te te shkruaj gjate, por mund te them se gjera te tmerrshme po ndodhin ketu. Une jam i tmeruar me ate qe po shoh dhe gjithnje po pyes veten, si mundet njeriu te ben krime aq te vrazhda e barbare. Eshte e tmerrshme. Nuk mund te te flas me shume, por po te them se Luma me nuk egziston. Nuk ka me asgje ketu pos kufoma, pluhur dhe eshtra. Ka fshatra me 100 e 200 shtepi ku nuk ka mbetur asnje meshkull i vetem gjalle. Asnje. Ne po i tubojme meshkujt ne grupe nga rreth 50 veta, dhe pastaj po i therim me bajoneta deri ne personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…Oficeret na kane thene te shkojme ne Prizren dhe ti shesim gjerat qe kemi plackitur prej tyre…

Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan: ”Kryengritja shqiptare e shtatorit (1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saje. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovë). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari na u lut per ta lejuar qe të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbin ) .”

Tucoviq ka shkruar disa libra ku shtron pikparjet e tij mbi marrdchenjet shqiptaro-serbe. Ai ishte intelektual, shkrimtar, gazetar, dhe kapiten ne dy Lufterat Ballkanike. Ne vitin 1902 organizoi demonstrata e para kunder Nikolla Pashiqit per cka u internua ne Vjene .Kur plasi Lufta e Pare Boterore, Kaloi gjysmen e Shqiperise ne kembe, gjat terheqjes se kesaje ushtrie nga Serbia per ne Greqi. Me angazhumin e tij politik per te drejtat e punetoreve dhe popujve te shtypur, ai u afirmua edhe jashte Serbise dhe mori pjese edhe ne disa forume e organizata nderkombtare te kohes se tij
Tucoviq u vra ne front ne vitin 1914 ne nje beteje me austrohungarezet. Ne Kosove nje rruge mbanë emrin e tij. 

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

14 hours ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

14 hours ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

15 hours ago

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

2 days ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

2 days ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

2 days ago