Më 18 dhjetor 2022 janë bërë 19 vjet nga shkuarja në amshim e Branko Horvat-it, njërit prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të trajtonte “Çështjen e Kosovës”!
Studiuesi kroati, Branko Horvat (1928- 18/XII/2003), një ekonomist i nivelit botëror me njohuri nga shkencat historike, sociologjike e politike, i nxitur nga tematika aktuale e Kosovës, një vend atëherë më i zjarrtë në Jugosllavinë komuniste, për të reflektuar në aspektin politiko-sociologjik kishte marrë guxim të shkruante librin me titull, “Çështja e Kosovës” (“Kosovsko pitanje”: Zagreb, 1988). Libri në fjalë, që i referohet kryesisht Kosovës, Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kishte zgjuar interesim të madh jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe më gjërësisht. Këtu çështja shqiptare ishte trajtuar nga një këndvështrim te paanshen dhe objektiv, dhe si i tillë libri është mirëpritur nga shqiptarët dhe përkrahësit e çështjës së Kosovës në botë.
Sipas studiuesit Horvat, Kosova, “ishte problemi më aktual i ditës, dhe si i tillë duhet të zgjidhet menjëherë”. Për studiuesin Horvat, historia në këtë libër është e dobishme, meqë, “Ajo duhet të kontribuojë në sqarimin e problemeve dhe mosmarrëveshjeve të sotme”!
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…