Një kafkë dinozauri është shitur për 6 milionë Dollarë në një ankand në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E quajtur Maximus, kjo është një nga kafkat më të plota të dinozaurit ‘Tyrannosaurus Rex’ që është zbuluar.
Kjo kafkë iu shit një koleksionisti të ri të artit. “Guardian” raporton se kohët e fundit ka marrë hov një lloj i ri koleksionistësh, pikërisht ata që blejnë në ankande fosile të dinozaurëve.
Në Nëntor, një skelet dinozauri u shit për një vlerë prej 25 milionë Dollarësh. Një tjetër ishte shitur për 6.1 milionë Dollarë vitin e kaluar.
Skeletet e dinozaurëve po shfaqen edhe në panairet e veprave të artit. Çmimet miliona Dollarëshe për fosilet e dinozaurëve janë një fenomen modern. Nisën për herë të parë në vitin 1997, kur një fosil T Rex u shit për 8.4 milionë Dollarë. Që atëherë, gradualisht është bërë e zakonshme paraqitja e fosileve të dinozaurëve në galeritë e artit dhe në ankande.
Në disa shtete, si Kina dhe Mongolia, fosilet e dinozaurëve që zbulohen nga kërkuesit, i përkasin shtetit. Kurse në shumë vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, fosilet që gjenden në toka private u përkasin pronarëve të tokave dhe këta të fundit kanë të drejtë t’ua shesin ofertuesve më të lartë. /tvklan.al
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…