<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

1 në 10 specie mund të zhduken deri në fund të shekullit, shkencëtarët ngrenë alarmin

Toka mund të humbasë më shumë se një të dhjetën e specieve të saj bimore dhe shtazore deri në fund të shekullit thuhet në studimin e ri i cili vjen pas afro 3000 shkencëtarë bënë thirrje për të ndaluar shkatërrimin e natyrës.

Krizat klimatike do të shoqërohen me zhdukje të përshpejtuar të specieve pasi grabitqarët do të humbasin prenë e tyre, parazitët ‘mysafiret’ e tyre deh temperaturat e larta do e vështirësojnë jetesën në Tokë.

Nga bretkosat e gjetheve deri te peshkaqenët, rreziku i zhdukjes së bimëve dhe kafshëve është shfaqur në listën e kuqe të IUCN,  aty shkencëtarët kanë  publikuar analizat e tyre mbi kërcënimet ndaj më shumë se 150.388 specieve, duke thënë se më shumë se 42.000 mundë të zhduken si pasojë e sjelljes së njeriut ndaj mjedisit.

Studiuesit kanë përdorur modelin e një toke sintetike të kompletuar me specie  virtuale për të kuptuar efektin që mund të sjellë ngrohja globale dhe ndryshimi i përdorimit të tokës. Sipas studiuesve 6% e bimëve dhe  e  kafshëve do të zhduken deri në vitin 2050.  Në skenarin më të keq të ngrohjes globale ata thonë se 27% e kafshëve dhe bimëve do të zhduken deri në vitin 2100.

Duke përdorur qindra Toka virtuale të populluara nga më shumë se 33,000 lloje, shkencëtarët panë se si ndryshuan marrëdhëniet midis bimëve dhe kafshëve virtuale për shkak të faktorëve të ndryshëm të humbjes së biodiversitetit. Speciet virtuale ishin në gjendje të rikolonizonin rajone të reja të planetit dhe të përshtateshin me  kushte të ndryshme, thanë studiuesit, të cilët zbuluan se ndryshimi i klimës do të ishte shtysa kryesore e zhdukjeve.

Hulumtimi vjen në një kohë kur  bisedimet në konferencën më të madhe të biodiversitetit në një dekadë arrijnë pikën kritike në Montreal. Më shumë se 100 ministra mjedisi nga e gjithë bota po diskutojnë objektivat e kësaj dekade për të mbrojtur biodiversitetin e Tokës.

Në një letër të hapur, më shumë se 2700 shkencëtarë u kanë bërë thirrje qeverive që të trajtojnë mbikonsumimin e burimeve të Tokës dhe të fillojnë të ruajnë e biodiversitetin deri në vitin 2030.

“Ne nuk do të kemi sukses nëse nuk bëjmë më shumë  përpjekje për qëllimet dhe objektivat që lidhen me nxitësit themelorë të shkatërrimit të ekosistemit dhe humbjes së biodiversitetit, duke përfshirë bërjen e zinxhirëve tanë ushqimor elastik dhe të qëndrueshëm.Kjo kërkon vëmendje ndaj konsumit në mënyrë disproporcionale të dëmshme të kombeve të pasura dhe ndaj të drejtave dhe prioriteteve të grupeve të pafavorizuara. Në mënyrë kritike, kjo do të thotë se kombet dhe aktorët e pasur duhet të zvogëlojnë urgjentisht dhe me shpejtësi konsumin e  tyre, në vend që të imponojnë të gjitha kostot e rimëkëmbjes së natyrës mbi kombet më pak të pasura, ku mbizotëron biodiversiteti”, thuhet në letrën e shkencëtarëve./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago