Toka mund të humbasë më shumë se një të dhjetën e specieve të saj bimore dhe shtazore deri në fund të shekullit thuhet në studimin e ri i cili vjen pas afro 3000 shkencëtarë bënë thirrje për të ndaluar shkatërrimin e natyrës.
Krizat klimatike do të shoqërohen me zhdukje të përshpejtuar të specieve pasi grabitqarët do të humbasin prenë e tyre, parazitët ‘mysafiret’ e tyre deh temperaturat e larta do e vështirësojnë jetesën në Tokë.
Nga bretkosat e gjetheve deri te peshkaqenët, rreziku i zhdukjes së bimëve dhe kafshëve është shfaqur në listën e kuqe të IUCN, aty shkencëtarët kanë publikuar analizat e tyre mbi kërcënimet ndaj më shumë se 150.388 specieve, duke thënë se më shumë se 42.000 mundë të zhduken si pasojë e sjelljes së njeriut ndaj mjedisit.
Studiuesit kanë përdorur modelin e një toke sintetike të kompletuar me specie virtuale për të kuptuar efektin që mund të sjellë ngrohja globale dhe ndryshimi i përdorimit të tokës. Sipas studiuesve 6% e bimëve dhe e kafshëve do të zhduken deri në vitin 2050. Në skenarin më të keq të ngrohjes globale ata thonë se 27% e kafshëve dhe bimëve do të zhduken deri në vitin 2100.
Duke përdorur qindra Toka virtuale të populluara nga më shumë se 33,000 lloje, shkencëtarët panë se si ndryshuan marrëdhëniet midis bimëve dhe kafshëve virtuale për shkak të faktorëve të ndryshëm të humbjes së biodiversitetit. Speciet virtuale ishin në gjendje të rikolonizonin rajone të reja të planetit dhe të përshtateshin me kushte të ndryshme, thanë studiuesit, të cilët zbuluan se ndryshimi i klimës do të ishte shtysa kryesore e zhdukjeve.
Hulumtimi vjen në një kohë kur bisedimet në konferencën më të madhe të biodiversitetit në një dekadë arrijnë pikën kritike në Montreal. Më shumë se 100 ministra mjedisi nga e gjithë bota po diskutojnë objektivat e kësaj dekade për të mbrojtur biodiversitetin e Tokës.
Në një letër të hapur, më shumë se 2700 shkencëtarë u kanë bërë thirrje qeverive që të trajtojnë mbikonsumimin e burimeve të Tokës dhe të fillojnë të ruajnë e biodiversitetin deri në vitin 2030.
“Ne nuk do të kemi sukses nëse nuk bëjmë më shumë përpjekje për qëllimet dhe objektivat që lidhen me nxitësit themelorë të shkatërrimit të ekosistemit dhe humbjes së biodiversitetit, duke përfshirë bërjen e zinxhirëve tanë ushqimor elastik dhe të qëndrueshëm.Kjo kërkon vëmendje ndaj konsumit në mënyrë disproporcionale të dëmshme të kombeve të pasura dhe ndaj të drejtave dhe prioriteteve të grupeve të pafavorizuara. Në mënyrë kritike, kjo do të thotë se kombet dhe aktorët e pasur duhet të zvogëlojnë urgjentisht dhe me shpejtësi konsumin e tyre, në vend që të imponojnë të gjitha kostot e rimëkëmbjes së natyrës mbi kombet më pak të pasura, ku mbizotëron biodiversiteti”, thuhet në letrën e shkencëtarëve./tvklan.al
Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…
Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…
Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…
“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…
Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…
Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…