<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej” balada që bashkon veriun me jugun, Shkodrën me Artën

“Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej”, balada e Urës së Artës e lidh krahinën me popullin shqiptar

Ura e Artës është një urë guri që kalon lumin Arachthos (emri i lashtë i qytetit të Artës, shpjegohet më mirë me anë të shqipes, sesa greqishtes.) në perëndim të qytetit të Artës në Greqinë e sotme. Është rindërtuar shumë herë gjatë shekujve, duke filluar nga themelet romake ose ndoshta më të vjetra; ura aktuale është ndoshta një ndërtim osman i shekullit të 17-të.

Balada popullore “Ura e Artës” tregon një histori sakrifice njerëzore gjatë ndërtimit të saj. Nga balada dolën një sërë fjalësh të urta greke dhe shprehje zakonore, të shoqëruara me vonesa të pafundme, si në tekstin e baladës: “Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej”.

Sipas baladën popullore për ndërtimin e kësaj ure ishin mobilizuar 45 muratorë dhe 60 çirakë nën drejtimin e një kryemjeshtri. Ata punonin ditën por gjatë natës themelet e urës shëmbeshin. Një ditë aty pranë fluturoi një zog i cili, duke folur me zë njeriu, i thotë kryemjeshtrit (protomastora) se ura do qëndronte pa u rrëzuar e do ngrihej vetëm në qoftë se në themelet e saj do murosej gruaja e tij…

Gojëdhëna e kështjellës së lashtë të Rozafatit

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja ç’thotë kjo gojëdhënë:

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë, i cili këtu është në rolin e zogut që fliste në baladën e Urës së Artës. Porosia e plakut është e njëjtë me atë të zogut, por e murosura në Shkodër nuk i mallkonte kalimtarët, ajo, sipas rrëfimit mjeshtëror të Mitruh Kutelit u tha kunetërve: “Unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë – me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë!”.

Pa u endur shumë nëpër hipoteza mbi përkatësinë e kësaj balade, bazuar në lashtësinë e saj, mund të themi se ajo është qartësisht e lidhur me popullsinë autoktone të këtyre trojeve.

Ura e Artes, foto nga Muzeu ne Arte
Kalaja e Shkodres – Marubi

/usalbanianmediagroup.com

InForCulture

Recent Posts

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

2 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…

3 days ago

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

  Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…

3 days ago

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

  Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…

3 days ago