<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Gjitari i rrallë detar “Thor” shihet duke pushuar në një plazh në Angli, habiten të gjithë

Një gjitar detar me nofkën “Thor” u gjet duke pushuar në një plazh në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës. Gjitari detar u zbulua të dielën në mëngjes përgjatë vijës bregdetare të Solentit në bregun jugor pasi kishte udhëtuar nga Evropa.

Kjo krijesë u fotografua duke dremitur në plazh nga peshkatari Darren Mckell, 49 vjeç, i cili ishte jashtë me gruan e tij Caroline dhe djalin Luke. Pasi e pa atë në plazhin Calshot, Hampshire, në mëngjes, zoti Mcell fillimisht mendoi se ai ishte një fokë.

“Të shihje këtë gjitar deti ishte një moment i mrekullueshëm. Në fillim mendova se ishte një fokë, por kur u afrova, pashë se ishte e madhe dhe ishte një gjitar detar. Ishte absolutisht e mahnitshme të shihje diçka të tillë, veçanërisht në këto ujëra. Nuk e kisha kuptuar se sa e rrallë ishte të shihje këtë krijesë këtu”, është shprehur Mcell.

Ndërsa gjitari gjigant qëndron në vijën bregdetare, njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg pasi pasi kjo krijesë mbrohet nga ligji në Mbretërinë e Bashkuar.British Divers Marine Life Rescue (BDLMR) shkuan në vendngjarje së bashku me rojet bregdetare, me mjekë që kontrolluan gjitarin e madh.

Kjo lloj krijese jeton rreth rrethit të Arktikut dhe është e rrallë që ata të vijnë në jug, megjithatë “Thor” u pa për herë të fundit në Holandë më 6 Nëntor dhe ka udhëtuar përgjatë brigjeve të Francës deri në Britani.

Një zëdhënës nga BDMLR tha: Ata udhëtojnë në distanca të gjata dhe kanë ndalesa për pushim për të rikuperuar dhe rifituar energji përpara se të vazhdojnë përsëri. Çdo herë që shqetësohet nga njerëzit që janë shumë afër ose të zhurmshëm do të ndikojë në shanset e tij për të mbijetuar. Sigurisht që ne nuk e dimë se sa kohë do të jetë Thor rreth Britanisë së Madhe, por ndërsa ai/ajo është këtu, i kërkojmë të gjithëve që të sillen në mënyrë të ndjeshme dhe të përgjegjshme për sigurinë e kësaj krijese. /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

5 hours ago

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

    Një skuadër e madhe burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën…

5 hours ago

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

      Rivaliteti midis Uashingtonit dhe Teheranit i ka rrënjët në vitin 1979, vitin e…

6 hours ago

Çka janë elektrolitet dhe pse i nevojiten trupit

    Ne shpesh dëgjojmë për elektrolitet, por çfarë saktësisht janë ato dhe si ndikojnë…

6 hours ago

Mbase nuk e keni ditur këtë: Përse qentë hanë bar?

    Shkencëtarët mendojnë e si për qentë është krejtësisht normale të hanë bar dhe…

11 hours ago

Këto janë arsyet pse keni papritur dhimbje stomaku

    Dhimbjet e stomakut janë mjaft të zakonshme dhe të gjithë preken nga to…

12 hours ago