A e keni ditur se oktapodët kanë 3 zemra? Por, megjithatë kjo kafshë nuk mund të jetojë më shumë se 5 vjet. Kanë dy zemra të vogla afër gushës dhe një të madhe e cila pompon gjak dhe e shpërndan atë në të gjithë trupin.
Oktapodi mashkull dhe ai femër vdesin kur i lindin të vegjlit e tyre. Pra, ata sakrifikohen për vazhdimësinë e llojit.
Po çka hanë oktapodët? Pse njihen si kameleonët e detit? Këto dhe karakteristika të tjera të oktapodëve si një ndër kafshët më inteligjente i sjell rubrika “Rrëfenja” e Programit Fluturues të Fëmijëve.
Për oktapodin ka legjenda të ndryshme, që thonë se oktapodi është një kafshë shumë e rrezikshme. Por, nuk është aspak i tillë, madje edhe oktapodi i Paqësorit, i cili mund të jetë deri në 6m dhe të peshojë deri në 50 kg, zakonisht nuk përbën rrezik për njerëzit.
Oktapodët ushqehen me krustace, që do të thotë me gaforre, karkaleca, krilla etj. Të ecurit është bërë për oktapodin. Kjo krijesë deti nuk mund të notojë ose më saktë mundet, por në ato momente zemra e saj pushon së pompuari gjak dhe shpejt mund të ngordhë ndaj dhe një oktapod e ka më mirë të ecë në fund të detit sesa të notojë. Oktapodi cilësohet si njëra nga kafshët më inteligjente.
Ka aftësinë t’i hapë shishet. Oktapodët arrijnë të hapin edhe midhjet dhe më pas t’i gllabërojnë ato. Tentakulat e oktapodëve përmbajnë numrin më të madh të neuroneve të kësaj krijese , prandaj ata mund të bëjnë shumë veprime njëkohësisht. Oktapodët ndryshe njihen edhe si kameleonët e detit. Ata kanë zotësinë të ndryshojnë formën e tyre duke u përshtatur me mjedisin nënujor dhe njëkohësisht mund të ndryshojnë edhe ngjyrën.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…