Një fosil i rrallë 100 milionë-vjeçar i një plesiosauri është gjetur nga një grup miqsh në periferi të Australisë. Plesiosaurët ishin zvarranikë ujorë që kanë ekzistuar njëkohësisht me dinozaurët.
Ata kishin pendë notimi si breshkat e ujit dhe qafë të gjatë si gjirafat. Ky fosil i gjetur dikur jetonte në një det të pafund në të cilin sot ndodhet Queensland.
Fosili 6-metërsh ka komplet kokën dhe trupin. Është i pari i këtij lloji i zbuluar së bashku me këto dy elementë.https://www.bbc.com/news/av-embeds/63883964
Shkencëtarët janë mahnitur nga zbulimi, të cilin e përshkruajnë si “guri Rosetta i paleontologjisë ujore”. Ata shpresojnë që me të do mund të shpalosin evolucionin e plesiosaurëve qafëgjatë australianë./tvklan.al
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…