Një nga projektet më të mëdha shkencore të shekullit të 21-të, do të nisë ditën e sotme fazën e ndërtimit.
“Square Kilometre Array (SKA)” do të jetë radioteleskopi më i madh në botë që pritet të përfundojë në vitin 2028. Teleskopi do të ju japë përgjigje disa nga pyetjeve më të mëdha në astrofizikë. Ai do të kryejë testet më të sakta të teorive të Ajnshtajnit dhe madje do të kërkojë për jashtëtokësorë.
Delegacionet nga 8 vende që po udhëheqin projektin, po marrin pjesë në ceremoni në Murchison në Australinë Perëndimore dhe në Karoo të Kepit Verior të Afrikës së Jugut. Kur të mbarojnë festimet, atëherë do të nisë zyrtarisht ndërtimi i teleskopit.
“Ky është momenti që bëhet realitet. Ka qenë një udhëtim 30-vjeçar. 10 vitet e para kishin të bënin me zhvillimin e koncepteve dhe ideve. 10 të dytat u shpenzuan duke bërë zhvillimin e teknologjisë. Dhe më pas dekada e fundit kishte të bënte me dizajnin e detajuar, sigurimin e vendeve, marrjen e qeverive që të bien dakord për të themeluar një organizatë traktate (SKAO) dhe sigurimi i fondeve për të filluar”, tha Prof Phil Diamond, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Square Kilometer Array./tvklan.al
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…