Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit
“Me të formuar në Manastir, Klubi i Shqiptarëve “Bashkimi”, ata e informuan me telegram Sulltanin e Perandorisë Osmane. Ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij personale. ”
Sqarim:
– 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908.
– Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollarë.
Burimi: “Diturija”, Lumo Skendo (M.Frashëri), 1 Janar, 1909.
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…
Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…
Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…
Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…