<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e Botës

Kryefjalë e ditëve të fundit kanë qenë termetet. Ai që goditi Durrësin në 26 nëntor është një nga më vdekjeprurësit, por jo më i fuqishmi pasi i tillë llogaritet ai i vitit 1979 që goditi Shkodrën dhe Lezhën. Por cilët kanë qenë tërmetet më të fortë që kanë rënë në botë. Më poshtë lista e 10 prej tyre.

10. Në mars të vitit 1957, tërmeti ka goditur ishujt Andreanof pranë Alaskës me magnitudë prej 8,6 rihter. Tërmeti shkaktoi edhe tsunami me dallgë prej 16 metra dhe një shpërthim vullkani. Shumica e ndërtesave u shembën, por për fat të mirë nuk pati numër të madh viktimash për shkak se zona ishte e pabanuar.

9. Në vitin 1950, tërmeti goditi Tibetin në rajonin e Assamit me magnitudë 8.6. Shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa 1526 veta humbën jetën, mijëra të tjerë u plagosën.

8. Në vitin 2005, tërmeti goditi Sumatrën. 8,7 ka qenë mangituda. Humbën jetën 1300 persona dhe pohohet se ka qenë tërmeti më i fuqishëm në Indonezi

7. Në vitin 1965 tërmeti goditi ishujt Rat me magnitudë 8,7 Richter duke shkaktuar tsunami me dallgë prej mbi 10 metra. Për fat dëmet edhe këtu ishin të vogla.

6. Në vitin 2010 tërmeti godet Kilin me mangitudë prej 8,8 Richter. Lëkundjet zgjatën rreth 3 minuta dhe është tërmeti i gjashtë për nga fuqia e tij i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet është reflektuar edhe në Argjentinë dhe Peru. Tërmeti shkaktoi tsunami që shkatërroi shumë qytete. Më shumë se 500 persona humbën jetën dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.

5. Në vitin 1952, tërmeti goditi Kamchatkën në Rusi me magnitudë 9 Richter. Numërohen nga 10 mijë në 15 mijë viktima.

4. Në vitin 2011 tërmeti godet Tohokën në Japoni me manjitudë prej 9,1 Rihter. Ai është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë që arritën në 40.5 metra. Tërmeti dhe tsunami u morën jetën 15894 njerëzve, ndërsa 6152 janë lënduar. 2562 janë ende të zhdukur.

3. Në vitin 1964 një tërmet goditi Alaskën me magnitudë prej 9,2 Rihter. Ai zgjati 4 minuta dhe ka shkaktuar vdekjen e 143 personave.

2. Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm goditi Oqeanin Indian. Tërmeti me magnitudë 9,3 ballë të shkallës së Rihter shkaktoi një tsunami që ka shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë njerëzve në rajonin e Indonezisë, Sri Lankës, Indisë dhe Tajlandës. Edhe ky një nga tërmetet më vrastarë në botë.

1. Në vitin 1960 një tërmet i fuqishëm godet Valdivinë në Kili. Është ky tërmeti më i fuqishëm në Botë me magnitudë 9.5 Rihter. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë mbi 10 metra. Numri i të vdekurve nga ky tërmet nuk është saktësuar asnjëherë, por dyshohet se kanë vdekur mbi 6 mijë veta. ©LAPSI.al

InForCulture

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

19 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

19 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

19 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

19 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

23 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

24 hours ago