<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ulni shpenzimet dhe pengoni prishjen e bojlerit: Mjeshtri ju këshillon se si ta kyçni

Kur bojleri shpenzon më së paku rrymë – kur është vazhdimisht i kyçur apo kur kyçet sipas nevojës?

Dikush do t’ju thotë që është shumë më racionale të lihet bojleri i kyçur gjithë ditën dhe gjithë natën, sepse atëherë nuk e ngrohë gjithë ujin, por vetëm e plotëson ngrohjen, të tjerët propagandojnë teorinë që më së miri është të kyçet sipas nevojës. Çfarë na thotë për këtë dilemë mjeshtri i këtyre aparateve shtëpiake?

Nuk është fare e vërtetë që është mirë të jetë bojleri vazhdimisht i kyçur. Natyrisht, e gjitha varet nga numri i anëtarëve të amvisërisë.

Pra, nëse është fjala për beqarin apo për çiftin bashkëshortor, për ata më racionale është që bojleri të jetë i kyçur sipas nevojës.

Nga ana tjetër, nëse është fjala për familjen me më shumë anëtarë, për ta me siguri më e përshtatshme është që bojleri të jetë vazhdimisht i kyçur, sepse në çdo çast dikujt do t’i nevojitet uji.

Gjithashtu, edhe dedikimi i bojlerit luan rol të madh, nëse bojleri është i dedikuar vetëm për të bërë dush, atëherë është më e arsyeshme ta kyçni herë pas here, por nëse është fjala për bojlerin e madh të cilin e përdorni edhe për kuzhinë, atëherë me siguri do ta fikni shumë rrallë.

Pra, kursimi më i mirë megjithatë është ta kyçni sipas nevojës, dhe natyrisht, nëse tashmë kujdeseni të kurseni, përpiquni që ta kyçni kur është tarifa më e lirë.

Sa i përket jetëgjatësisë së bojlerit, siç na shpjegon mjeshtri, është krejtësisht njësoj se a punon vazhdimisht apo jo, nëse të gjitha pjesët janë në rregull. Ajo që vërtet funksionon mirë, është që termostatin ta rregulloni në 55 – 60 gradë. Dhe vlera më e madhe që do ta rregulloni është eventualisht 60 gradë. Nën 55 gradë nuk krijohen gurëz.

Lexo edhe: Si ta kuptoni që dikush po ju përgjon në WhatsApp apo Instagram
Nga ana tjetër, nëse termostati është vazhdimisht i rregulluar në 90 gradë, do të krijojë shumë më tepër gurëz, posaçërisht në kushtet tona, duke pasur parasysh që uji është i fortë.

Pra, sa i përket kursimit, megjithatë mos e mbani bojlerin vazhdimisht të kyçur, por nëse do të dëshironi t’ia zgjasni jetën, kushtoni kujdes termostatit dhe pastrojeni nga gurëzit një herë në vit

InForCulture

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

14 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

2 days ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

3 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

3 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago