Lakuriqët e natës janë “këngëtarët” e zhanrit “death metal” në mbretërinë e kafshëve pasi diapazoni i tyre vokal është më i gjerë se ai i Mariah Carey.
Gjitarët fluturues mund të prodhojnë një mori frekuencash që i tejkalon ato që prodhohen nga njeriu dhe për disa tinguj, përdorin teknikën e “hungërimës”, njësoj si këngëtarët e zhanrit “death metal”, shkruan “Daily Mail”.
Një ekip i universitetit të Danimarkës jugore ka filmuar për herë të parë se çfarë ndodh në laringun e një lakuriqi nate kur ai lëshon tinguj. “Ata mund të prodhojnë tinguj me frekuencë të ulët duke përdorur ‘palat false të zërit’, siç bëjnë këngëtarët”, u shprehën kërkuesit.
Tek njerëzit, këto pala mbyllin rrugët e frymëmarrjes që objektet apo ushqimi të mos përfundojë në mushkëri. Disa njerëz munden që t’i bashkojnë teksa këndojnë duke nxjerrë kështu një tingull të thellë dhe të ashpër.
Lakuriqët nxjerrin të njëjtin tingull kur fluturojnë nga foleja e tyre dhe shkencëtarët mendojnë se mund të nënkuptojë acarim. Zhurma që lëshojnë është e kundërta që bëjnë gjatë gjuetisë teksa nxjerrin tinguj për t’u orientuar.
Diapazoni i tyre zanor shkon deri në 7 oktava, në shumicën e gjitarëve arrin deri në 3 ndërsa te njerëzit 3-4./tvklan.al
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…