Categories: SHKENCË/TECH

Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet

A mund të bëhet një shaka në rrjet me një nga grupet më me ndikim të kiberaktivizmit në historinë e internetit? Historia e grupimit të hakerëve “Anonymous” është pikërisht historia e diçkaje të ngjashme. Është historia se si një troll gjigant, i krijuar nga pjesët më të margjinalizuara të rrjeti ka shkatërruar faqe të shumta, dhe ka depërtuar në serverët e qeverive në vendet më të mëdha të botës, duke ngritur një sfidë globale ndaj fuqive që e udhëheqin atë.

Një grupim, simboli i të cilit është një maskë e famshme që personifikon anonimitetin, dhe që është bërë me apo pa të drejtë edhe një simbol i protestave globale. “Anonymous” ka qenë një katalizator në raste të ndryshme. Ai është rishfaqur vazhdimisht në skenë për t’i dhënë një përmasë kibernetike betejave të ndryshme në botën reale.

Në fillim të dekadës që kaluar, “Anonymous” shoqëruan protestat e Pranverës Arabe. Po ashtu u bashkua gradualisht me lëvizje të tjera të ndryshme, duke qenë në lidhje me po aq pika kthese historike, dhe më së fundmi me protestat e lëvizjes ”Black Lives Matter” në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e kiberaktivizmit në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus.

Megjithatë edhe pse “Anonymous” nuk ka një fytyrë, emri i tij ishte i disponueshëm – dhe ende është – për cilindo që dëshiron ta përvetësojë atë për të lënë “firmën” mbi operacione të llojeve të ndryshme, dhe kundër kundërshtarëve që nuk identifikohen gjithmonë.

Në fakt, “Anonymous” nuk është një grup i organizuar me një strukturë dhe një program të njohur. Ai mbështet një ide, e cila mund të përsëritet lirisht duke mbajtur një maskë.

Historia e “Anonymous” është zhvilluar në disa faza. Faza e parë ishte në fillim të dekadës së kaluar, kur operacionet e tij kibernetike dukej se ishin një nga forcat më të fuqishmet në botë. Ajo u pasua shpesh nga faza më pak të dukshme, në të cilat ndikimi i “Anonymous” u zbeh papritur, ndoshta deri në pikën e zhdukjes së plotë.

Por ashtu si një Hidër, “Anonymous” vazhdon të shfaqet në mënyrë ciklike, ndoshta pa ndikimin e disa viteve më parë, por që arrin ende të lënë gjurmë sa herë që kjo është e mundur. Hakerimi si aktivitet nuk ka qenë kurrë më politik sesa sot, dhe përdorimi i tij në kontekstin e aktivizmit, është tanimë një fenomen qendror në rrjet, dhe një mjet për veprimin e drejtpërdrejtë.

“Anonymous” ka përfaqësuar shumë gjëra. Por tani janë grupime të tjera, ato që po e bartin trashëgiminë e tij, edhe pse në një nivel më pak global dhe kolektiv. Pra revolta globale dhe anonime e “Anonymous”, është shpërbërë në kauza më të vogla dhe të identifikueshme, të cilat po gjejnë hapësira për veprim dhe mundësi zhvillimi në rrjet.

InForCulture

Recent Posts

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

29 minutes ago

Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë

  Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…

39 minutes ago

Lëngu i Rasojit ndihmon për këto probleme shëndetësore

  Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…

1 hour ago

Një neurolog ka zbuluar arsyet pse duart ju dridhen

  Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.…

2 hours ago

Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!

  Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë…

3 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve Nisja e…

3 hours ago