<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Studim/ Pesë bakteret më vdekjeprurëse në botë, simptomat

Para se Covid-19 të godiste botën, një në tetë vdekje shkaktohej nga insektet e përditshme të quajtura E.Coli.

“Sëmundjet  e zemrës vranë shumë njerëz në vitin 2019  në krahasim me infeksionet bakteriale”, shprehën ekspertët në SHBA.

Rritja e infeksioneve bakteriale mund të rrisë mundwsinw pwr infeksione të lëkurës dhe helmim në ushqim.

Pesë baktere jane klasifikuar deri më tani si më vdekjeprurëse janë:

S.aureus, S. pneumoniae, K. Pneumoniae. E.coli dhe P. aeruginosa

Studiuesit zbuluan se S. aureus ishte shkaku kryesor bakterial i vdekjes në mesin e njerëzve mbi moshën 15 vjeç.

Ndërsa, S pneumoniae shkaktoi shumicën e vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç.

Sipas NHS këto janë simptomat që sjellin këto gjashtë baktere:

Staphylocoçus aureus

Numri vjetor i vdekjeve: 1.1 milion

Bakteret që shkaktojnë infeksione staph jetojnë në mënyrë të padëmshme në lëkurën e shumë njerëzve, zakonisht në hundë dhe sqetulla.

Ato shkaktojnë infeksion vetëm nëse futen në lëkurë, për shembull, nëpërmjet një pickimi ose prerjeje.

Infeksioni zakonisht zhduket vetë pa pasur nevojë për antibiotikë.

Por në disa raste bakteret staph mund të shkaktojnë edhe infeksione më serioze, si helmimi i gjakut dhe sindroma e shokut toksik .

Shenja paralajmëruese: gungë e dhimbshme në lëkurë, enjtje apo skuqje.

Escherichia coli

Numri vjetor i vdekjeve: 950,000

E.coli gjendet në mjedisin, ushqimet dhe zorrët e njerëzve dhe kafshëve.

Disa lloje të E.Coli mund të shkaktojnë diarre, ndërsa të tjerët shkaktojnë infeksione të traktit urinar, sëmundje të frymëmarrjes dhe pneumoni.

Shenjat paralajmëruese: diarre, ngërçe dhe herë pas here ethe.

Streptocoçus pneumoniae

Numri vjetor i vdekjeve: 829,000

Streptocoçus pneumoniae shkakton infeksione pneumokokale të cilat më së shpeshti shkaktojnë infeksione të veshit.

Në raste më serioze mund të shkaktojë pneumoni, bakteremi ose meningjit .

Shenjat paralajmëruese:: temperaturë e lehtë, dhimbje trupi ose dhimbje koke.

Klebsiella pneumoniae

Numri vjetor i vdekjeve: 790,000

Klebsiella është një bakter i zakonshëm që jeton në zorrë por në raste të vëçanta mund të bëhet e vështirë për t’u luftuar me antibiotikë të zakonshëm.

Mikrobet mund t’ju japin pneumoni, të infektojnë plagën ose gjakun tuaj dhe të shkaktojnë probleme të tjera serioze.

Shenjat paralajmëruese: dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje dhe të dridhura.

Pseudomonas aeruginosa

Numri vjetor i vdekjeve: 559,000

Pseudomonas  është një lloj bakteri që gjendet zakonisht në mjedis, si në tokë dhe në ujë.

Përhapet përmes kontaktit me ujin e ndotur dhe në spitale përmes pajisjeve mjekësore të kontaminuara.

Mund të shkaktojë infeksione në gjak, mushkëri (pneumoni) ose pjesë të tjera të trupit pas operacionit.

Shenjat paralajmëruese: kollitje e tepwrt, gjithashtu mund të hasim problem në mushkëri.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se ky buton “sekret” në makinën larëse ndihmon në tharjen më të shpejtë të rrobave? Përdoreni në ditët e ftohta

  Shumë njerëz mund të mos e shfrytëzojnë siç duhet një funksion të makinës larëse…

13 hours ago

Çfarë duhet të hani në mëngjes për të djegur dhjamin më shpejt?

A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për…

13 hours ago

Mrekullia e qumështit të deles: Pse OBSH-ja po e këshillon rikthimin e tij në meny?

Qumështi i deles po fiton një vëmendje të jashtëzakonshme vitet e fundit, duke u cilësuar…

14 hours ago

Pse i lëvizim këmbët pa vetëdije kur jemi ulur? Çfarë fshihet pas këtij zakoni sipas psikologëve

Shumë njerëz kanë zakonin e shpeshtë që, ndërsa qëndrojnë ulur, të tundin ose të lëvizin…

14 hours ago

Tre kardiologë zbulojnë pijen që nuk e konsumojnë kurrë: Rreziku që i kanoset zemrës suaj

Rreziku i sëmundjeve të zemrës ndikohet nga një sërë faktorësh, ku ushqimi dhe pijet luajnë…

15 hours ago

Paralajmëruesi i heshtur: Pse vlerat e hemoglobinës janë vendimtare për shëndetin tuaj?

    Hemoglobina është një nga treguesit më thelbësorë në analizën e gjakut, pasi roli…

15 hours ago