Nga ana shkencore, një nishan është thjesht një hiperproliferim i grupeve qelizore normalisht të pranishme në lëkurë.
Këto grupe të melanociteve grumbullohen në lëkurë, duke krijuar pika apo njolla të vogla kafe në forma dhe madhësi të ndryshme, të njohura si nishane.
Jo rrallëherë kanceri i lëkurës ka si zanafillë këto nishane, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm të vëzhgoni këta të fundit për të parë nëse pamja e tyre ka ndryshuar apo jo.
Si të dallojmë sa më shpejt kancerin e lëkurës?
Kryesisht identifikimi i parë bëhet me vete ekzaminimin e lëkurës. Përdoret metoda “ABCD” për të parë zhvillimin e nishanit. Kontrolloni nishanet tuaj çdo muaj duke treguar vëmendje ndaj ndryshime, shkruan Living.
Asimetri: kur gjysma e nishanit nuk është e barabartë me gjysmën tjetër.
Konturet: kur anët e nishanit nuk janë të rregullta.
Ngjyra: kur ngjyra e nishanit nuk është uniforme.
Diametri: kur përmasat e nishanit janë mbi 6 mm.
Anëtarët e tjerë të familjes mund t’ju ndihmojnë për të parë pjesët që e keni të vështirë t’i kontrolloni vetë (shpina).
Shkoni te mjeku specialist. Bëni kontroll për kancerin e lëkurës nga mjeku dermatolog, një herë në vit, për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e nishanit dhe për të bërë dallimin e hershëm të nishaneve malinje.
Kontrolli i rregullt me dermatoskopi i nishaneve nga mjeku specialist, ndihmon në zbulimin e hershëm dhe përmirësimin e diagnozës.
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…