Në vendin e rregullave të rrepta dhe ligjeve të pamëshirshme për përdoruesit e lëndëve narkotike, në Kinën komuniste, një zbulim arkeologjik ka gjetur prova të pakundërshtueshme të konsumimit të kanabisit gjatë ceremonive funerale. Ndoshta ky fakt e shtyt më tej këtë hipotezë rreth mundësisë së përdorimit të lëndëve narkotike edhe në veprimtaritë e tjera jetësore.
Kjo kupë druri ka shërbyer për konsumimin e lëndëve psikoaktive si kanabisi. Gurët nxeheshin më parë në një vend tjetër dhe futeshin në këtë kupe, brenda të cilës hidhej lënda narkotike që gjatë djegies jeptë efektin e duhur. Kjo pajisje është ndoshta nga dëshmitë më të hershme që tregon mbi përdorimin e narkotikëve. Kjo kupë e drunjë, së bashku me gurët është zbuluar në një vend të lashtë varrimi në malet e Kinës Perëndimore.
Mbetjet e kanabisit me potencial të lartë që gjenden në guralecitë e nxehur të vendosura brenda kupës, sugjerojnë se ritet e funeralit në varrezën e Jirzankalit 2500-vjeçar në malet Pamir, mund të kenë qenë një ceremonial solemn.
Shkencëtarët besojnë se gurët ishin ndezur në një zjarr, para se të transferoheshin në kupën prej druri dhe të mbuluara me kanabis, e cila çlironte në mënyrë të rregullt tymin psikoaktive. Me muzikën si një shoqërim, tymi i zjarrtë mund t’i ketë nxitur të pranishmit që të përpiqen të komunikojnë me natyrën, shpirtrat ose të vdekurit.
Hulumtuesit kanë gjetur më parë mbetje të kanabisit në vendet e lashta të Azinë Qendrore, por zbulimet më të fundit tregojnë për përdorimin e qëllimshëm të këtyre bimëve me nivele të larta të përbërjes aktive, THC dhe kanabisit.
“Ka pasur një debat të gjatë mbi origjinën e pirjes së duhanit të kanabisit”, ka thënë për “The Guardian”, Robert Spengler në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore. “Ky studim ofron prova më të hershme, bindëse për prodhimin e kimikateve dhe përdorimin e tyre nëpërmjet djegies si një ilaç”.
Albert Vataj
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…