101 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.
Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alkooli.
Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjekësore.
Ndalimi kushtetor i pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara qëndroi në fuqi deri më 5 dhjetor të vitit 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin e 21, i cili shfuqizoi amendamentin e 18-të të kushtetutës amerikane.
Që prej atëherë, jo vetëm alkooli për qëllime mjekësorë, por edhe pijet alkoolike të të gjitha llojeve u bënë përsëri të ligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…