<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Më 1820, më shumë se gjysma e Athinës fliste shqip

Sikur ka saktësuar studiuesi Aristidh Kola, ka pak njerëz në Greqi, që nuk e kanë gjyshen, apo gjyshin arvanitas…

Pjesa më e bukur e arvanitasve, arbëreshëve të Greqisë, është folklori i veçantë. Lirikat e vjetra janë këngët që i këndojnë lirisë, dashurisë dhe të qenit ƙɑçɑƙ. Këto këngë këndohen dasmave. Duke qenë se gjuha e arvanitasve nuk u shkrua kurrë, ajo u ruajt në mënyrën më të veçantë nëpër këngë.

Në vitin 1820 më shumë se gjysma e Athinës fliste Shqip.

Arvanitasve, bashkombasve tanë, historia u njeh kontributin e jashtëzakonshëm në ɭufʈȅɳ për pavarësi; mund të përmendim këtu, plejadën e ɧeɾȯɳjȅve arvanitas, si: Nikolla Kriezoti, Athanas Skurtanioti, Kiço Xhavella, Andrea Miauli, Teodor Kollokotroni, Kostandin Kanari, Dhimitri Pllaputa, Teodor Griva, Bubulina, Marko Boçari, Gjeorgji Karaiskaqi, Odise Andruço e shumë e shumë të tjerë, të cilët janë sot, për historinë e Greqisë, pjesë e lavdisë së revolucionit të 1821-it.

Sipas konsullit Jean Giraud, fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës (deri më 1650). Raporti i vitit 1820, deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip.

Kostumi kombëtar grek ishte fustanella shqiptare…

Një rrëfim bashkohor nga konsulli, i besueshëm, Jean Giraud, vë në dukje se ndërsa fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës, në vitin 1650, deri në vitin 1674, gati dy të tretat e të gjithë tokës kishte kaluar në duart osmane dhe kultivuesit fshatarë u bënë thjesht punëtorë, në tokat për të cilat ata kishin pasur më parë të drejta më të mëdha (Collington, 1913; 38).

Megjithatë, një pjesë e shqiptarëve, sigurish që u shpërngulën në Athinë. Vaporiis citon një raport të vitit 1820, i cili deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip (1985; 155).

Në shtet-kombin e ri grek, krijimi i një gjuhe, një kulture dhe një folklori kombëtar (Herzfeld, 1982) u shoqërua edhe me standardizimin e gjuhës së veshjeve, si për gruan, e cila vishte atë që u bë i njohur si kostumi i parë i mbretëreshës Amalia, edhe për burrat, të cilët gjithnjë e më shumë vishnin “fustanellën” (‘fustanin’ shqiptar).

Thënie për shqiptarët
_______________
Titulli: The Making of the Modern Greek Family: Marriage and Exchange in Nineteenth-Century Athens
Autori: Paul Sant Cassia, Constantina Bada et. al.
Botues: Cambridge University Press, 1992

InForCulture

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

21 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

21 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

22 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

1 day ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

1 day ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

1 day ago