<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit

NGA: GJON KEKA

Debati mbi biografinë e jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit nuk ka nisur sot ,as dje, por që me daljen e tij në skenën europiane, aty nisin debatet dhe nuk mbarojnë as sot, e nuk do të mbarojnë as nesër nëse ,një herë e mirë nuk triumfojnë tri shtyllat e mëpoashtme të së vërtetës, në vend të gënjeshtrave e shtrembërimeve të mëvonshme që nxorrën kokën nga errësirat e tyre.

Kështu që,tri shtyllat mbi të cilat qëndron e vërteta e jetës dhe veprave të kryezotit arbëror Gjergj Ksstrioti janë këto:

Pal Engjëlli, sekretar i shtetit të Arbërit,këshilltar e bashkëpunëtor i ngushtë i kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti,dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,

closevolume_off
Dhimitër Frangu, arkëtar i shtetit të Arbërit, këshilltar,diplomat dhe bashkëpuntor i kryezotit Gjergj Kastrioti, dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,

Marin Barleti, bashkëkohës dhe mbledhës i gjurmëve të jetës e veprave të kreyzotit arbëror Gjergj Kastrioti

I vendosa këto tre emra ,të cilët edhe kanë shkruar edhe vepra për mbretin dhe kryezotin arbëror Gjergj Kastriotin si shtylla mbi të cilat është ndërtuar biografia e vërtetë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit.Dhe kjo jo pa arsye, sepse sot ka edhe në mesin tonë që thonë ,se ajo që është shkruar për Skënderbeun është përrallë, madje deri në mohime. Por,si mund të thuhet përrallë ,kur dihet se dy nga emrat që nënvizova më lartë janë dëshmitar okular, pra flasin atë që kanë parë me sy dhe kanë jetuar e bashkëvepruar me mbretin dhe kryezotin tonë arbëror Gjergj Kastrioti.

Unë për vete ,nuk kam nevoj me i besu askujt tjetër dhe për asnjë dëshmi tjetër për ta përcjell mesazhin e jetës dhe veprave të të madhit tonë Gjergj Kastrioti pos këtyre tri shtyllave , mbi të cilat është ndërtuar biografia e këtij mbreti të madhë të arbërir dhe Europës, madje edhe autorët ,studiuesit dhe historianët e gjithë botës janë mbështetur në këto tri shtylla.Edhe përkthimet në gjuhët e botës e veprave të Gjergj Kastriotit janë mbështetur në këto tri shtylla.

Nisur nga kjo, të gjithë ata që kanë shkruar mëpas nëse nuk janë mbështetur tek këto tri shtylla,unë nuk kam asnjë arsye me i besu atyre.

Madje ,ka pas edhe autor, studiues,historian etj,që kanë shkruar gënjeshtra ,shtrembërime,të cilët nuk janë mëbshtetur në këto tri shtylla të lartpërmendura të së vërtetës, por në gënjeshtra të cilat sot ka njerëz që i besojnë më shumë këtyre pseudohistorianëve,pseudostudiuesve e pseudoautorëve të cilët e kanë shtrembëruar biografinë e mbretit dhe kryezotit tonë Gjergj Kastrioti.

Unë i besoj dëshmitarëve okular dhe bashkëpunëtorëve të kreyzotit tonë arbëror Gjergj Kastrioti,siç janë: Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti ,sepse ata kanë shkruar atë që kanë parë sytë e tyre dhe kanë jetuar më të e bashkëvepruar. Nuk mund t’i besoj unë asnjë dhe askujt tjetër që nuk kanë qenë as dëshmitar okular të të bëmave të kreyheroit tonë ,as bashkëkohës ,e as bashkëveprimtar. Poashtu nuk mund t’i besoj unë,”pseudove” të mëvonshëm që jo vetëm se nuk kanë qenë dëshmitar, por as nuk janë mbështetur në këto tri shtylla të së vërtetës,por në imagjinata,gënjeshtra ,iluzione etj.

Sot, është koha e të vërtetës,pra që më shumë t’i besohet këtyre tri shtyllave si më larët mbi të cilat është pru para nesh imazhi, jeta ,vepra dhe pasqyra e plotë e asaj epoke të lavdisë së historisë së kombit tonë,se sa me i besu atyre që kanë nxjerrë më pas teza,kanë errësu, dhe kanë shtrembëru figurën dhe jetën e veprën e kreyzotit dhe mbretit arbëror Gjergj Kastriotit,madje tendencat vazhdojnë deri në ditët tona.

InForCulture

Recent Posts

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

17 hours ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

21 hours ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

23 hours ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

5 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

5 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

5 days ago