<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Dëgjoni një zhurmë papritur në vesh, ja sëmundja që rrezikoni të keni

Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.Kjo sëmundje prek rreth 10 përqind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë por dëgjohet vetëm nga personi i prekur. Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të thellë.

Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.

Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit

Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit. Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes. Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.

Shkaktarët Më Pak Të njohur Të Tinitit

Dylli i Veshëve

Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh. Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.

Përdorimi i Medikamenteve

Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh.

Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim.

Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.

Problemet me dhëmbët

Tringëllima e veshit mund të ketë lidhje edhe me ndonjë problem të mundshëm me dhëmbët ose nofullën.

Nëse tingëllima është shfaqur pas një ndërhyrjeje dentare, atëherë duhet të konsultoheni edhe njëherë me dentistin.

Lëndimet në kokë

Nëse tingëllima e veshit shfaqet pas një aksidenti me makinë, ose lëndimi të kokës, atëherë ajo mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me nofullën, kokën ose qafën.

Sëmundjet e ndryshme

Zhurma në vesh është ndonjëherë simptomë e ndonjë problemi mjekësor.

Akumulimi jo normal i lëngjeve në veshin e mesit shkakton tingëllimë në vesh.

Hipertensioni dhe diabeti janë identifikuar gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të tinitit./

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

21 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

21 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

22 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

22 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago