Nga shkrirja e akullnajave në botë mund të çlirohen disa tone baktere. Ky është alarmi që japin shkencëtarët e një universiteti në Uells.
Studiuesit nga Universiteti Aberystwyth studiuan ujin nga akullnajat në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe nga dy vende në Grenlandë. Ata thonë se studimi i tyre ka treguar edhe një herë se ne duhet të trajtojmë ndryshimet klimatike sa më shpejt të jetë e mundur.
Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam …
Ekipi hulumtues vlerëson se gjatë 80 vjetëve të ardhshëm, më shumë se 100.000 tonë mikrobe mund të lëshohen në ujë. Ky numër mund të krahasohet me numrin e të gjitha qelizave njerëzore në Tokë.
Mikrobiologu Andrew Edwards tha se ky hulumtim tregoi për herë të parë se sa mikroorganizma janë në të vërtetë “të bllokuar” në akullnajat. “Numri i mikroorganizmave të çliruar do të varet nga sa shpejt do të shkrihen, domethënë sa shpejt do të ngrohet planeti”, shtoi ai.
Studiuesi Tristram Irvine-Fin thotë të njëjtën gjë. “Gjatë dekadave të ardhshme, do të ndodhë shkrirja e akullnajave, ne duhet të punojmë në njohuritë tona për gjendjen dhe fatin e këtyre ekosistemeve. Kur ta kuptojmë këtë më mirë, do të jemi më në gjendje të parashikojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike në akullnajat dhe mikroorganizmat që shkrirja e tyre do të lëshojë në mjedis”, thotë ky ekspert.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…