<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Nga ka ardhur uji në Tokë? Ky gur mund të mbajë përgjigjen

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se nga vjen uji në Tokë, një hulumtim i ri në Mbretërinë e Bashkuar mund të ketë përgjigjen.

Kjo pasi studiuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës dhe Universiteti i Glasgow, në Skoci, studiuan një meteorit i cili ra në oborrin e një familjeje angleze vitin e kaluar, në qytetin Winchcombe, Gloucestershire, duke zbuluar se ai përmbante ujë të ngjashëm me atë të gjetur në Tokë.

“Është një dritare e qartë kristal në sistemin tonë të hershëm diellor,” tha për CNN të enjten Luke Daly, bashkëautor i studimit dhe një lektor i gjeoshkencës planetare në Universitetin e Glasgow.

Botuar në revistën Science Advances të mërkurën, studimi zbulon se shkëmbinjtë jashtë tokësorë mund të kenë sjellë përbërës kimikë vitalë – si uji – në planetin tonë miliarda vite më parë, duke krijuar kështu oqeanet dhe gjithë jetën në Tokë.

Përafërsisht 71% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, me oqeanet që mbajnë rreth 96.5% të të gjithë ujit.

Imazhet dhe analizat kimike të meteorit Winchcombe – siç është bërë i njohur tashmë– zbuluan se ai përmban rreth 11% ujë dhe 2% karbon ndaj peshës, duke e bërë atë të parin e këtij lloji të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipi, i cili mati raportin e izotopeve të hidrogjenit në ujë, zbuloi se ai i ngjante shumë përbërjes së ujit në Tokë, sipas një njoftimi për shtyp nga Muzeu i Historisë Natyrore.

Ekstraktet nga shkëmbi gjetën gjithashtu aminoacide jashtëtokësore, duke e bërë atë dëshminë më të fortë se uji dhe materiali organik u dërguan në planet nga asteroidë si ai nga i cili u shkëput Winchcombe.

Meteori u identifikua si një kondrite karbonike CM, një lloj meteori guror që përmban një përbërje të lartë përbërësish që i paraprijnë sistemit diellor.

I rikuperuar brenda 12 orëve nga zbarkimi i tij me ndihmën e UK Fireball Alliance, një organizatë që synon të rikuperojë meteoritët e sapo rënë në MB, ai kishte shumë pak kohë për t’u ndryshuar nga atmosfera e Tokës.

“Ne e dimë se çdo gjë brenda tij është 100% jashtë tokësore duke përfshirë 11% të ujit që përmban”, tha Daly.

Ndërsa ky punim është i pari nga shumë botime që janë në proces për meteoritin, Daly tha se ai do t’i mbajë ata të zënë për vite me radhë. “Sigurisht që ka shumë histori dhe sekrete të tjera të mbartura në këtë gur të veçantë,” shtoi ai

InForCulture

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

15 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

16 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

16 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

16 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

17 hours ago