Gështenjat, ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh dhe përveçse janë të mira, gështenjat ofrojnë edhe veti të panumërta terapeutike dhe përfitime shëndetësore.
Poashtu gështenjat janë edhe shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë dhe forcojnë trupin tonë në shumë aspekte.
Janë të shëndetshme për dhëmbët dhe kockat. Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët, gjithashtu mbron sistemin nervor me mineralet dhe vitaminën B e cila është e pranishme në gështenja, por edhe parandalon sëmundjet neurologjike.
Hipertensioni. Duke qenë të ulëta në natrium dhe të pasura me kalium, gështenjat janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ato janë gjithashtu të dobishme për të luftuar mbajtjen e lëngjeve.
Ndihmon Zemrën njejtë sikurse edhe arrat pasi edhe gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.
Diabeti. Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.
Aminoacidet. Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët.
Pa gluten. Mielli i gështenjës është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i miellit me gluten dhe është një mundësi e shëndetshme për ata që vuajnë nga sëmundja celiac ose ndjeshmëria ndaj glutenit.
Kapsllëku. Fibrat e gështenjës rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve, duke eliminuar kapsllëkun dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë.
Anemia. Hekuri që përmbahet në gështenja është i shkëlqyeshëm për parandalimin dhe luftimin e anemisë dhe lodhjes kronike.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…