Në fshatin Çallapek të Lugut të Baranit afër Pejës në vitin 1961 rastësisht ishte zbuluar një thesar (depo) me mbi 500 monedha ilire prej argjendi me peshë 2,98 deri në 3,20 gr.
Në avers (faqe) është paraqitja e lopës me viç ndërsa në revers (shpinë) është mburoja ilire dhe mbishkrimi APOL.
Monedhat janë prerë në ofiçinat monedhaprerëse të Apollonisë së Ilirisë. Këto monedha janë të tipit të njohur si “drahma ilire” .
Kronologjikisht monedhat i përkasin shekujve II dhe I para erës sonë dhe në këtë kohë qarkullonin nëpër Ballkan e madje edhe në Panoni e në Daki dhe përdoreshin si valutë universale, e ngjashme me euron sot.
Sipas gjasave thesari është fshehur në rast të ndonjë ɾɾeɀȋƙu (ɭufʈȅ, eƿȋdeɱȋ apo fɑʈƙeqȅsȋ elementare) dhe pronari nuk është kthyer kurrë për ta rimarrë atë.
Për fat të ƙeq këto monedha janë shitur dhe sot 477 prej tyre gjenden ne Muzeun Popullor (Narodni Muzej u Beogradu) dhe janë bërë pjesë e koleksionit numizmatik të tij.
Foto kortezi e Albanian Archeology
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…