<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Nafplio kryeqyteti i Republikës së Parë Helene me shumicë të hershme arbërore

Arvanitia është emri i plazhit kryesor në qytetin historik të Nafplios, në Peloponez, Greqi.

“Qyteti (Nafplio) ishte kryeqyteti i Republikës së Parë Helenike dhe i Mbretërisë së Greqisë, që nga fillimi i “Revolucionit Grek” në 1821 deri në 1834”.

Burimi më i spikatur që krijon një ekspoze të qartë të shumicës arvanite në Greqi pas luftës së pavarësisë është një libër i një autori grek – Zaharias Papantoniou, i quajtur “Othon” që është emri grek i Otto Friedrich Ludwig, princit bavarez që sundoi. si Mbret i Greqisë që nga vendosja e monarkisë më 27 maj 1832, sipas Konventës së Londrës, derisa u rrëzua më 23 tetor 1862.

Në librin e tij, Papantoniou shkruan pasazhin e mëposhtëm:

“Kur Mbreti Otto i Greqisë erdhi në Athinë në 1830, ai mezi dëgjoi dikë të fliste greqisht dhe kështu pyeti: “Ku janë grekët e Athinës? Oborrtarët i tij u panë me njëri-tjetrin dhe u përgjigjën: “Nuk ka grekë, por mos u shqetësoni, sepse kjo popullsi shqiptare do t’i qëndrojë gjithmonë besnike Monarkisë suaj”.

Edhe sot e kësaj ditet njihen rreth 55 fshatra arvanite të Atikës që rrethojnë vetëm Athinën. Ndër to: Katunded Atikjisë – Arafina, Spaitë, Mustafareitë, Njohori, Hlloboçari, Braçi, Stanjatë, Shkalla, Markopulli, Milësi, Shalësi, Mazhi, Kapandriti, Qurka, Kalenxhi, Suli, Vrana, Qifishaia, Hashim Dervenosh. Kalivet, Kakonisqiri, Kavasilla, Kundura, Lepshina, Magula, Mulkji, Kulluri, Vigla, Tatoj, Llosha, Kanxha, Menidhi, Bej, Bojati, Marathonë, Marushi, Halandhri, Harvati, Piqermi, Kamateroj, Kjaratea, Lucapata, Lop, Markopulli, Vari, Kuvaraj, Kalivet, Dhrica, Dramësi, Sqimatari, Ropoj, Halkuçi, Varnavai…

Arvanitia është sot një plazh mahnitës ku thjesht mund të ecni drejt detit nga qendra e qytetit dhe të shijoni ujërat fantastike nën hijen e mureve të kështjellës veneciane.

Sipas një historie të njohur, zona e ka marrë emrin nga masakra e mercenarëve arvanitas në vitin 1779, e urdhëruar nga sundimtari osman Gazi Hasan Pasha – Xhezairli (1713 – 19 mars 1790).

Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur në Peloponez, të tjerë besojnë se zona e ka marrë thjesht emrin e saj nga fakti se shqiptarët jetonin aty që në kohën e Venedikut, siç shihet në këtë gravurë (shih më poshtë) të shekullit të 16-të, në të cilën tregohet Case di Albanesi (shtëpitë e Shqiptarëve) mund të shihen në të majtë, jashtë mureve mesjetare të qytetit. Shihen edhe bashkësitë fqinje: Castello di Franchi (kështjella e frankëve) dhe Castel di Greci (kështjella e grekëve).

Sipas mitologjisë greke, Nafplio u themelua nga Nafplios, djali i Poseidonit dhe Amymones. Pasardhësi i tij i pestë ishte Nafplios Argonaut, i cili shoqëroi Jason në Kolkidë. Qyteti ka qenë i pabanuar të paktën që nga kohët mikenas. Por mitologjia askund nuk njihet si histori e mirëfilltë.

Më pas, bizantinët, frankët, venecianët dhe osmanët e sunduan atë dhe secili shtoi fortifikimet e tij mbresëlënëse. Pra historikisht shteti që njihet sot si Greqi, ka qenë i banuar nga etni të ndryshme.

Nafplio u bë kryeqyteti i parë i shtetit modern grek. Konti Joani Kapodistria, shqiptari që u zgjodh Guvernatori i Parë i Greqisë, kishte administratën e tij këtu.

Nafplio pushoi së qeni kryeqytet në 1834 kur Mbreti Otto e zhvendosi kryeqytetin nga Nafplio në Athinë.

Në mesin e shekullit të 19-të (1854}) Johann Georg von Hahn vlerësoi numrin shqiptarëve, në Greqinë shumëetnike, midis 173,000 dhe 200,000.

Johann Georg von Hahn (1854). Albanesische Studien. pp. 14, 32.; cited in Vasiliev, A (1958). History of the Byzantine Empire, 324-1453. Univ of Wisconsin Press. p. 615. ISBN 0-299-80926-9. /Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com

Plazhi Arvanitia
Plan
postbck postbck

Recent Posts

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

7 hours ago

Ushqimet më të mira për forcimin e imunitetit dhe luftimin e ftohjeve

    Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…

7 hours ago

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

8 hours ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

10 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

10 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

10 hours ago