Goditja cerebrale (insulti cerebral) është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Në Shqiperi çdo vit preken rreth 5 mijë persona.
Mosha është faktori kryesor i rrezikut, me një incidencë që rritet nga mosha 55 vjeç, veçanërisht nëse ka edhe një predispozicion të caktuar familjar.
Lexo Edhe:
Macaulay Culkin’s Own Version Of The New ‘Home Alone’
Harrojeni Joshuan, turku i rrëzon tre burra për një minutë – Gazeta Express
Faktorë të tjerë rreziku mund të jenë pirja e duhanit dhe abuzimi me alkoolin, hipertensioni, mënyra e jetesës sedentare, kolesteroli i lartë, diabeti dhe mbipesha. Këta të fundit janë të ashtuquajturit faktorë rreziku “të modifikueshëm”, pra mund të reduktohen duke zbatuar një mënyrë jetese të shëndetshme.
Për të pasur një mënyrë jetese të shëndetshme, ajo që duhet të korrigjoni menjëherë është dieta juaj. Në fakt do të mjaftonte të reduktohej konsumi i disa ushqimeve për të pasur përfitime të dukshme për shëndetin e përgjithshëm.
Këtu përfshihen sigurisht të gjitha ushqimet e pasura me yndyrna, veçanërisht me origjinë shtazore.
Në fakt, abuzimi me mishin e kuq, produktet e qumështit, vezët e kështu me radhë rrit rrezikun e goditjes në tru, veçanërisht te njerëzit që tashmë janë mbipeshë.
Konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve lidhet edhe me rritjen e kolesterolit në gjak, veçanërisht atë të “keqit”.
Siç është përmendur tashmë dhe e konfirmuar nga disa kërkime shkencore, vezët janë një tjetër ushqim, konsumi i të cilave është më mirë të reduktohet. Edhe pse janë shumë të ushqyeshme, është mirë që të mos hani më shumë se katër në javë, siç rekomandohet edhe nga shume organizata mjekesore. Në fakt, konsumimi i vetëm një veze në ditë rrit rrezikun koronar me 5 herë dhe rrezikun e goditjes në tru me 17%.
Një tjetër ushqim që duhet reduktuar, sidomos te pacientët me rrezik për goditje në tru është kripa. Këshilla e ekspertëve është që të mos kaloni dozën ditore prej 2-3 gramësh. Doza më të larta mund të kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut, duke rritur kështu shfaqjen e sëmundjeve të tjera serioze kardio-cerebrovaskulare.
Fatkeqësisht, pak e dinë ende se goditjet në tru vijnë më shpejt seç duhet duke abuzuar me këto ushqime. Këshilla është të ndiqni një dietë mesdhetare, duke preferuar yndyrnat bimore në vend të atyre shtazore dhe duke rritur konsumin e frutave dhe perimeve. Dieta mesdhetare, në fakt, ul rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër me rreth 70%.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…