<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Rrjedha e çuditshme pas vdekjes e trurit të Albert Ajnshtajnit

Historia tragjike sesi truri i Ajnshtajnit u vodh dhe u pre në 240 copa

Nga Vasilina Ristani | New Media Studies

Albert Einstein vdiq nga një aneurizëm, në moshën 76-vjeçare, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Princeton në Plainsboro, New Jersey. Para se të vdiste, ai e kishte bërë të qartë se nuk donte që as truri dhe as trupi i tij të studiohej.

Ajnshtajni nuk donte të adhurohej. Madje, ai kishte lënë pas udhëzime specifike në lidhje me trupin e tij.

Dëshira e tij e fundit ishte të digjej dhe hiri i tij të shpërndahej në fshehtësi. Pjesërisht kështu ndodhi, ai u dogj dhe hiri i tij u shpërnda në një vend të panjohur. Por, përveç trurit të tij.

Një udhëtim i çuditshëm për pjesën më të çmuar të anatomisë së tij

Në orën 01:15 të mëngjesit të 18 prillit 1955, Albert Einstein – fizikan teorik, aktivist i paqes dhe gjeni i padiskutueshëm – pëshpëriti disa fjalë në gjermanisht, mori dy herë frymë dhe vdiq. Infermierja në detyrë në spitalin e Princeton nuk fliste gjermanisht. Kuptimi i fjalëve të fundit të Ajnshtajnit humbi përgjithmonë.

Ai u dogj më vonë atë ditë në Trenton. Të nesërmen, djali i tij, Hans Albert, mësoi se trupi i të atit nuk ishte i paprekur.

Në faqen e parë të The New York Times shkruhej se “truri që përpunoi teorinë e relativitetit dhe bëri të mundur zhvillimin e ndarjes bërthamore” ishte hequr mënjanë “për studim shkencor”.

Menjëherë pas vdekjes së tij, njeriu që mbikëqyri autopsinë e fizikanit të ndjerë – një patolog i quajtur Thomas Stoltz Harvey – hapi kafkën e të ndjerit dhe hoqi përmbajtjen e saj të famshme.

Harvey e preu trurin në 2 grupe prej 200 copash indi ultra të hollë. Ato nuk ishin më shumë se gjysma e gjerësisë së një fijeje floku njeriu.

Pa lejen e familjes së Ajnshtajnit, ai i vendosi këto “feta” të trurit në slajde dhe ua shpërndau një numri të panjohur studiuesish. Ai shpresonte se ata mund të zbulonin sekretet e fshehura të gjeniut. Pasi gruaja e tij kërcënoi se do t’i hidhte pjesët e mbetura në kavanozë në shtëpinë e tij, ai i mbajti ato në një kuti mushti në frigorifer.

Ku janë pjesët sot?

Harvey mbajti pjesën më të madhe të trurit të Ajnshtajnit deri në vitin 1998. Ai më në fund i ktheu mbetjet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Princeton, 43 vjet më vonë. Sot, shkencëtarët lejohen të hedhin një vështrim në tru vetëm nëse paraqesin një propozim shumë bindës në Qendrën Mjekësore.

I vetmi vend i përhershëm për të parë pjesë të trurit që ndryshuan botën është Muzeu Mütter në Filadelfia. Një nga muzetë më interesantë mjekësorë të Amerikës, ai përmban një koleksion të gjerë të ekzemplarëve anatomikë, instrumenteve dhe modeleve mjekësore.

Në mbrojtje të Harvey-t, ajo që ai bëri nuk ishte veçanërisht e pazakontë për atë kohë, citon noa.al. Më vonë ai arriti të merrte leje nga Hans Alberti për të mbajtur trurin, për sa kohë që ai e përdorte atë vetëm për studime shkencore.

InForCulture

Recent Posts

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

11 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

11 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

17 hours ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

18 hours ago

Shaban Polluzha, simbol i qëndresës në Drenicë dhe një kapitull i përgja’kshëm i vitit 1945

Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…

18 hours ago

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

2 days ago