<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Koha e Vazalëve – nga Jusuf Buxhovi

Nga Jusuf Buxhovi

KOHA E VAZALËVE…

Princi i shkërmoqur nga vetmia dhe pesha e viteve të trishta i mbyllur në Kështjellën e Pashtrikut nga Kryqtarët që kishin marrë vendin nën mbikëqyrje, dukej si i pajetë. Të kota ishin fjalët e oborrtarit besnik, Mikelit plak, që po i flise për pritjen me padurim të kryqtarëve të rinj si dhe fjalëve të tyre se vinin si “çlirimtarë” për t’ua hequr qafe, kundërshtarët e tij – vasalët e kryqtarëve, që vendin e kishin kthyer në plaçkë…

Të menduarit se tashmë shumë prej bashkëpunëtorëve të dikurshëm, që i kishin takuar kauzës së një principate të mvetësishme jashtë luftës së kryqit me kryq dhe jashtë përkatësive armiqësore, (shkrimtarë, artistë dhe klerikë të vrarë nga fitimtarët pse nuk ishin pajtuar me rrugën që ata ndiqnin ose që t’u shkruanin apologji lapidarëve të tyre), nuk do t’ua gjente as varret, e kthente në një të paqenë, në një kufomë të gjallë, që edhe mëtutje u duhej Kryqtarëve – atyre që botën pafundësisht do ta mbanin nën ethet e kërcënimit të “luftës së shenjtë”… Madje, nuk e ngushëllonte as ajo që, me rikthimin e tij në fronin e nënçmuar, qoftë edhe sa për sy e faqe, atyre, me heqjen e mallkinit të të shpallurit “tradhtarë”, mund t’u kthehej nderi i humbur!

“Froni po të pret, imzot. Vendi ka nevojë për me e marrë veten pas gjithë zezonës… Fjala juaj pritet me padurim…”

Por,ndjenja e hiçit e përzier me atë të viktimës së përhershme që mashtrimin e ka fat, Princit të ngrysur, iu tumir përgjithmonë kur mbi Urën e Shenjtë, në pirgun e lartë, pa të valonte flamuri i Kryqtarëve të rinj. Ishte po ai flamur, që para shumë e shumë vitesh e kishte pritë me shpresë se vendit do t’ia heqte mallkimin e të qenit “kufi i botëve të armiqësuara”. Në atë gjendje, ato që po ia thoshte Mikeli plak se kundërshtarët e tij fillimisht të kremtuar si shpëtimtarë e mandej, të paditur për vrasës e çmos, tashmë ishin dërguar në Kështjellën e Pashtrikut dhe thuhej se nuk do të kthehen kurrë, nuk po e ngushëllonin. Po e deshpëronin edhe më shumë.

“Vazhdon koha e vasalëve”, deshi të thoshte. Por heshti, ngaqë nuk dëshironte që para atyre që po e prisnin me shpresën e madhe se ajo pritje mund t’ua ndryshonte gjendjen e viktimës, të dukej i nënçmuar…

(Shkëputje nga romani “Letrat për Kryeprincin”, Prishtinë, 2003)

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

3 minutes ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

32 minutes ago

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

6 hours ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

7 hours ago

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

1 day ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

1 day ago