Nga studimet e shumta të shkencëtarëve ka rezultuar se shkalla e plakjes në të cilën ju jeni, varet kryesisht nga faktorët e jashtëm dhe jo nga gjenetika.
Gjithsesi, një pjesë të vogël ka edhe trashëgimia. Mosha biologjike e një personi ka një efekt të madh në atë se si ata duken, prandaj njerëzit e të njëjtës moshë mund të duken më të rinj ose më të vjetër nga sa janë në të vërtetë.
Më poshtë ju sjellim një listë të shenjave që mund të tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt.
Shenjat e plakjes së lëkurës zakonisht shfaqen pas moshës 25-vjeçare, por për shkak të faktorëve të dëmshëm, ato mund të shfaqen më herët.
Me kalimin e kohës, shenja të tilla bëhen më të dallueshme.
Një shpejtësi e lartë e ndryshimeve të lëkurës lidhur me moshën në krahasim me njerëzit e të njëjtës moshë, mund të jetë një shenjë e plakjes së parakohshme.
Nëse lëkura juaj është vazhdimisht është e thatë, ky problem ka të ngjarë të lidhet me çështjet e sistemit endokrin.
Përveç problemeve hormonale, gjendja e lëkurës mund të ndikohet negativisht nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme.
Një dietë e pabalancuar, nivelet e larta të stresit, të gjithë këta faktorë ngadalësojnë procesin e rinovimit të lëkurës.
Si të parandaloni: sigurohuni që dieta juaj të jetë e balancuar sa është e mundur me një përmbajtje të mjaftueshme të perimeve, zarzavate, manave dhe ushqimeve që janë të pasura me yndyra të pangopura, të tilla si arra, vajra bimore dhe fara.
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…