Një nxënës 11 vjeç ka shënuar rezultatin më të lartë të mundshëm në një test Mensa – duke mposhtur Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Yusuf Shah, 11 vjeç arriti në shifrën 162 – maksimumi për moshat nën 18 vjeç dhe në përqindjen më të lartë të të gjithë njerëzve.
Thuhet se Hawking ka shënuar 160 pikë dhe Ajnshtajni gjithashtu. Yusuf tha se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar dhe ai deshi të testonte veten.
Nxënësi i klasës së gjashtë Yusuf shpreson të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe tha se i pëlqen të bëjë gjithçka që stimulon trurin e tij. Në kohën e lirë luan sudoku dhe me kubat me ngjyra.
Nëna e tij Sana tha: “Jam shumë krenare. Ai është personi i parë që ka bërë testin Mensa në familje. Në fakt isha edhe pak e shqetësuar. Menduam se mund të frikësohej nga të rriturit në qendër. Por ai ia doli shkëlqyeshëm”. Vëllai i tij do ta bëjë së shpejti testin.
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…