<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Familja shqiptare Gjika

Gjergj Gjika i lindur më 3 mars 1600 në Veles me të dy prindërit shqiptarë. Në moshë të re Gjergji merrej me tregti, së bashku me të atin zgjeruan biznesin dhe u transferuan në Moldavi. Duke grumbulluar një pasuri të konsiderueshme Gjergji bëhet fisnik dhe dërgohet në portën e lartë në favor të Vasil Ujkut (princ i Moldavis me baba shqiptar). Në Kostandinopojë njihet me kryevezirin shqiptar Mehmed Pashë Qyprilliu i cili e ndihmon Gjergj Gjikën të bëhet princ i Moldavisë. Gjergji bëhet princ i Moldavisë më 3 mars 1658 deri në 2 nëntor 1659, më pas më 20 nëntor të po ati viti bëhet princ i Vllahisë dhe qëndron deri në 1 nëntor 1660 duke i pasuar fronin të birit Grigor Gjika i parë. Gjergj Gjika vdes në Kostandinopojë më 2 nëntor 1664, i biri Grigor Gjika mbretëroi në Vllahi në vitet 1660-1664 dhe 1672-1673, Grigori vdes në moshën 47 vjeçare më 1675 në Kostandinopojë. Matei i biri i Grigorit të parë nuk zotëron asnjë titull, ai është babai i 2 djemve Grigor Gjika i dytë dhe Aleksandër Gjika, ky i fundit nuk zotëron asnjë titull. Grigor Gjika II i lindur në Kostandinopojë në vitin 1695 mer fronin e Moldavisë 5 tetor 1726 – 16 prill 1733, Vllahi 16 prill 1733 – 27 nëntor 1735, rikthehet në Moldavi në 27 nëntor 1735 por detyrohet të largohet për një kohë të shkurtër nga Moldavia në 14 shator 1739 si pasojë e pushtimit rus. Rikthehet si princ i Moldavisë më 24 tetor 1739 – 10 shtator 1741 bie nga pushteti për ta rifituar atë në maj të 1747 der në prill të 1748 dhe kalon si princ i Vllahisë nga prilli i 1748 deri në vdekje në moshën 57 vjeçare më 3 shtator 1752, Bukuresht. Dy djemtë e Grigor Gjikës II ishin Matei Gjika dhe Scarlat Gjika. Pas vdekjes së të atit pushtetin di princ i Vllahisë e mer Matei Gjika në 11 shtator 1752 duke kaluar si princ i Moldavisë më 22 qershor 1753 e duke e mbajtur atë pushtet deri në vdekje më 8 shkurt 1756.

Scarlat Gjika i biri i Grigor Gjikës II bëhet princ i Moldavisë më 2 mars 1757 deri në 7 gusht 1758 duke kaluar në po të njejtin muaj si princ i Vllahisë në gusht 1758 dhe mbretëron deri më 5 qershor 1761 për tu rikthyer më 18 gusht 1765 dhe për të mbretëruar deri në ditën e fundit të jetës më 2 dhjetor 1766. Në fron la nipin e tij, djalin e Mateit, Aleksandrin, i cili mbretëroi në Vllahi për 2 vjet 12 dhjetor 1766 – 28 tetor 1768. Ndërkohë që Scarlati dhe Aleksandri mbretëronin në Vllahi, i biri i Aleksandrit, Grigor Gjika III ishte princ i Moldavisë që nga 29 marsi i 1764 deri në 3 shkurt 1767. Në 17 tetor 1768 pasi i ati Aleksandri lë fronin, Grigori III bëhet princ i Vllahisë dhe vazhdon deri më 5 nëntor 1769. Vjen në pushtet përsëri si princ i Moldavisë në shtator të 1774 duke e humbur atë në 10 tetor 1777 dhe duke u eleminuar nga osmanët 2 ditë më vonë më 12 tetor 1777 për shkak të dominimit dhe ashpërsisë të tij ndaj perandorisë. Në 30 qershor 1822 vjen në pushtet si princ i Vllahisë në moshën 67 vjeçare Grigor Gjika IV i biri i Dhimitër Gjikës vëllai i Grigorit III. Ai martohet me Maria Hangerly me të cilën pati 6 djemë dhe më pas me Eufrosina Săvescu me të cilën pati 2 vajza. Si pasojë e luftës ruso-turke Grigor Gjika IV bie nga pushteti më 29 prill 1828. Grigori vdes në Vllahi 29 prill 1834 në moshën 78 vjeçare. Në pushtet vjen vëllai i vogël i Grigorit, Aleksandër Gjika II i cili bëhet princ i Vllahisë në prill të 1834 deri më 7 tetor 1842, Aleksandri vdes në Napoli në moshën 66 vjeçare në janar të 1862. I biri i Grigor Gjika IV, Dhimitër Gjika ishte anëtar i partisë Konservatore dhe shërbeu si kryeministër 1868-1870.

InForCulture

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues në Kosovë

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

3 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago