<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kronika e balcamimit të Aleksandrit të Madh

Aleksandri lindi më 20 ose 21 korrik te viti 356 p.e.s në Pela të Maqedonisë. I ati ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi i Dytë dhe nëna e tij ishte Olimbia, e bija e mbretit te Epirit, Neoptolemit. Nga babai trashëgoi perceptimin e mprehtë, aftesitë organizuese dhe shpejtesinë e veprimeve. Ndërsa nga e ema mori ambicjen, krenarinë dhe vullnetin e fortë.

Aleksandri i Madh vdiq në verë, e me sakte më 13 qershor 323 p.e.s.

Ushtarët e tij, pak para se ai të nderronte jetë, kaluan të gjithe para tij për t’i dhene  lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre. Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 pes. Atje të vdekurit sipas Herodotit, Strabonit dhe Stobit nuk mumifikoheshin e as digjeshin, por varroseshin brenda në mjaltë ose dyll.

A ishte balsamuar apo jo, Aleksandri i Madh?

Burimet e shkruara e vendosin varrin e tij në Aleksandri. Ka përshkrime të hollësishme të shkrimtarëve të lashtë që flasin për nje procesion imponues që transportoi në vitin 321 pes. trupin e balsamosur te Aleksandrit të Madh nga Babilonia, ku vdiq (323 pes). Sipas përshkrimeve, Aleksandri i vdekur u vendos në një arkivol të artë mbi nje karroce po të arte, të cilen e terhiqnin 100 kuaj. Vetë Aleksandri kishte kërkuar që të varroset në tempullin e Amon Zeusit në oazin e  Siwa (Quintus Curtius Rufus, Historia e Aleksandrit të Madh). Transporti i trupit iu caktua nga kuvendi i anëtarëve dhe truprojave te Aleksandrit (Perdhika, Leonato, Ptolemeu, Peithon, dhe Aristonus dhe Arideos).

Diodor Sikelioti (80 BC-20 pes), i cili ka jetuar më afër ngjarjeve, raporton: “Për transportin e trupit dhe ndërtimin e karros ata urdhëruan Arideon. Dmth, kortezhi filloi nga Babilonia në Egjipt udhëhequr nga Arideo dhe karroca e artë, të cilen e ndoqi e gjithë ushtria dhe shumë njerëz (Diodoros, H, 26).

Në kufirin mes Egjiptit dhe Sirisë, Ptoleme Lagos, bashkëluftetar i Aleksandrit, vendosi t’i ndryshojë rrugën  kortezhit e të mos varroset në tempullin e Amonit, por në një mausole luksoz në qendër të Aleksandrisë.

Shumica e shkrimtarëve të lashtë ka thënë të njëjtën gjë, se u varros në mauzoleun në vendin “Soma” (Trupi red.)ose “Sima” (Shenja red.), ku gjenden edhe varret mbretërore. ”

Vizita e Cezarit

Gjithashtu kemi referenca të gjera për vizitat e burrave të shtetit në monumentin e Aleksandrit në Aleksandri. Dion Kasi thotë në “Historia Romake”, që varrin e vizitoi  Julius Caesar, Septim Severi dhe Karakalla. Ai shënon, se kur Jul Cesari hyri në mauzole, ai qëndroi për disa kohë në heshtje, ne kembe, duke parë me vemendje të vdekurin e ruajtur në mënyrë të shkëlqyer. Emocioni i tij ishte aq i madh sa kur ai preku fytyrën e Aleksandrit, ai theu një pjesë të hundës së njeriut të vdekur! (Dion Cassius, 51, 16).

Augusti gjithashtu shkoi dhe adhuroi varrin pas fitores së tij në Aktion në vitin 31 para Krishtit. Duke mposhtur Mark Anthonin dhe Kleopatren. Ai shkoi t’i ofrojë një kurorë me lule  të vdekurit te shquar dhe kur shoqëruesit e ftuan të vizitojë edhe varret e dinastisë se Ptolemeut, Augusti u përgjigj: “Unë kam ardhur për të parë një mbret dhe jo te vdekur”.

Gjurmët e Aleksandrit humbasin.

Gjurmët e mauzoleut zhduken në fund të shekullit të 3-të. pas Krishtit. Një referencë nga Patriarku Georgios në vitin 361 pas Krishtit, megjithatë, duket se nënkupton që mauzoleumi ishte i paprekur. Në vitin 365 pas Krishtit Aleksandria ka përjetuar një tërmet të madh dhe tsunami pasues duket se ka shkatërruar mauzoleun. Në fund të shekullit ekziston një referencë që trupi i Aleksandrit ishte atje. Një pikë kyçe në humbjen varrin dhe trupin është ajo që u shkruan Joan Gojarti korintasve: ”Ku gjendet varri  i Aleksandrit, ma tregoni”, diçka që do të thotë se u zhduk varri i Aleksandrit te Madh.

postbck postbck

Recent Posts

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

  I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe…

11 hours ago

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa…

11 hours ago

Për duart e thata ky veprim pas larjes ju ndihmon t’i keni gjithmonë të buta!

  Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që…

12 hours ago

Udhëtimi i vitit 1858 në Shqipërinë dardane

Në vitin 1858, studiuesi austro-hungarez, Johann Georg von Hahn, i cili më vonë do të…

13 hours ago

Pse macet ndonjëherë hanë me sytë mbyllur?

Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë…

13 hours ago

Aftësitë e rralla të shqiptarëve për udhëheqje, luftë, arkitekturë ndërtime etj…

AFTËSITË E RRALLA TË SHQIPTARËVE PËR UDHËHEQJE, LUFTË, ARKITEKTURË, NDËRTIME ETJ. GREQIA, PERANDORIA OSMANE, EGJIPTI,…

14 hours ago