<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e dy legjendave: Kush e themeloi Romën e Lashtë?

Ashtu si të gjitha shoqëritë e lashta, romakët zotërojnë një histori themelimi tepër heroike.

Ajo që i bëri romakët të ndryshëm, është se ata krijuan dy mite të dallueshme të krijimit për veten e tyre.

Në të parën thuhet se ata e kanë prejardhjen nga refugjati mbretëror trojan Enea, (djali i perëndeshë Venusit).

Ndërsa në të dytën thuhet se qyteti i Romës u themelua nga Romulo, djali i një princeshe tokësore dhe Perëndisë Mars.

Historia e legjendës së parë

Romuli themelon Romën, sipas traditës, duke u bërë mbreti i parë romak. Historia e Romulit, vëllait të tij binjak Remi, dhe themelimi i Romës është një nga legjendat më të njohura në lidhje me qytetin e Përjetshëm, e cila tregon se si Perëndia Mars u bashkua me virgjëreshën Rea Silvia, bijë e një mbreti të rrëzuar.

Nga ky bashkim lindën njëherësh Romuli dhe Remi; dhe mbreti dha urdhër që binjakët të hidhen në lumin Tiber.

Kur shporta me dy foshnjet ngeci në shkurre pranë bregut një ulkonjë i gjeti dhe i ushqeu derisa bariu Faustulus i mori në shtëpinë e tij. Kur u rritën, Romuli dhe Remi mësojnë se ishin bijtë e Marsit dhe Reas, si dhe profecinë se ishin destinuar për të patur qytetin e tyre – këtu lindi rivaliteti; Romuli vret vëllanë dhe qytetit mori emrin e tij, Romë.

Legjenda e dytë

Por rreth krijimit të Romës ka edhe një tjetër legjendë: Në fund të luftës së Trojës qyteti u shkatërrua, burrat u vranë, gratë u bënë skllave, disa trojanë mundën të iknin, mes tyre princ Enea, djali i Perëndeshës Venus dhe njeriut Anshiu.

Ndërsa Troja po digjej, Enea la qytetin, me të birin, Askan, dhe pasuesit e tyre. Pas shumë aventurash e vështirësish, trojanët mbërrijnë në Laurentum në bregun perëndimor të Italisë, ku Enea martohet me Lavinian, bijën e mbretit të zonës, Latinus, dhe themelon qytetin, të cilin e quajti Lavinium, për nder të gruas së tij.

Ndërsa Askani, bir i Eneas, vendosi të ndërtonte një qytet të ri, e quajti Alba (Longa) dhe malin afër, Alban – pranë do të ndërtohej Roma.

Por kush është themeluesi i Romës – Romuli apo Enea?

Kato, historian, filozof, në fillim të shekullit të dytë pes, pranon idenë e Eratosthenit se midis themelimit të Romës (shek. VIII pes) dhe rënies së Trojës (shek. XII pes) qëndrojnë 400 vjet – 16 breza – dhe ai kombinoi të dy historitë për të dalë me atë që është versioni i pranuar, ku Romuli s’mund të jetë nipi i Eneas, biri i Askanit, por te paktën të duket se është pasardhësi i largët i heroit trojan.

Popull i zgjedhur

Të dyja mitet ndihmuan në themelimin e romakëve si popull i zgjedhur nga Zoti, prejardhja e të cilëve i kishte gjurmët që nga Troja dhe bota helenistike.

Tradita romake tregon se ishte qyteti i lindjes së Romulos, Palatine Hill, në të cilin u shënua ai që u quajt “Viti 1” (ose viti 753 para Krishtit në kalendarin kristian të perëndimit).

Gërmimet arkeologjike në kodër kanë gjetur pjesë që datojnë të paktën që në vitin 1000 para erës sonë.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

17 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

17 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

18 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

18 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

18 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

18 hours ago