<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

“Engjëjt e Nagirevit”. Gratë në fshat që helmuan 300 burra!

Emri ishte tërësisht ironik, pasi këto gra nuk kishin të bënin fare me parajsën. E kundërta. Ato jane te njohura në të gjithë Hungarinë për vrasjet që kishin kryer.

Historia filloi në vitin 1911, kur mamia Julia Fazekas u vendos në fshat.

Shpejt u bë e njohur për gratë e fshatit, sepse ishte e vetmja që mund të ndihmonte  të “hiqte qafe” shtatzënite e padëshiruara. Gradualisht, Fazekas ishte mjekja informale e fshatit, pasi askush tjetër nuk kishte njohuri mjekësore.

Në vitin 1914, kur shpërtheu Lufta e Botërore, burrat iken ne front dhe grate e  fshatit mbeten vetëm.

Pas pak kohe, ne fshat mberriten edhe roberit e pare te luftes, të cilët  detyroheshin të punonin arat, pasi të gjitha burrat  ishin ne lufte.

Disa gra iu afruan ushtarëve të rinj. Si kudo edhe  në Hungari, martesat nuk ishin bazuar në dashuri, por beheshin me shkuesi dhe ishin te rrallat rastet kur cifti dashurohej me te vertete. Me fundin e luftës dhe kthimin e bashkëshortëve, marrëdhëniet e grave me robërit e tyre u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme.

Grate qe nuk ishin të gatshme  të braktisnin dashnoret e tyre iu drejtuan “Se mençures se  fshatit»,  Fazekas, e cila u dha atyre zgjidhjen dhe kjo ishte një. Vrasja.

Ajo u siguroi atyre arsenik, me të cilin  helmuan bashkëshortët e tyre. Gradualisht helmi u bë aq popullor saqë filluan të helmonin këdo që i shqetësonte. Ato merrnin  hak për burrat alkoolike, te cilet abuzonin për vite me rradhë, nga vjehrrat, prindërit e  sëmurë dhe madje edhe nga fëmijët e tyre të semure. Marie Cardos, një nga gratë e fshatit, helmoi burrin e saj, të dashurin e saj dhe te birin e saj 23 vjecar. Në dëshminë e saj,  përshkroi se pak para se djali i saj te vdiste, i kerkoi  të këndonte. Para se të përfundonte këngën,  kishte filluar të bertiste nga dhimbjet.

Megjithë rritjen e shpejte të vdekjeve, askush nuk dyshonte te Fazekas. Kushëriri i saj  punonte te gjendja civile dhe ishte përgjegjës për regjistrimet e vdekjeve. Ai shkroi se të gjithë kishin vdekur nga shkaqe natyrore apo aksidentet dhe pasi nuk kishte asnjë mjek tjetër përvec Fazekas, askush nuk mund te dyshonte te ajo.

Gjithsej, vlerësohet se vdiqen rreth 300 vetë  në 15 vjet kur vepronte  Fazekas. Sipas llogaritjeve të tjera, numri është i tepruar dhe të vdekurit nga arseniku, nuk i kalojnë 50.

Autoritetet e hetuan rastin dhe arrestuan dhjetëra gra, nga të cilët 26 u dënuan. “Engjejt e Nagirevit” u zbuluan në vitin 1929. Sipas një versioni, një student i Mjekesise peshkoi  një kufomë nga lumi dhe gjatë autopsisë, gjeti se njeriu ishte helmuar me arsenik. Ky vëzhgim çoi në kërkime të mëtejshme në varreza, ku u gjet se pothuajse të gjitha kufomat kishin vdekur në të njëjtën mënyrë. Versioni i dytë i referohet Znj. Szabo, një prej “Engjëjve”, e cila kapet duke helmuar një prej viktimave. Tetë gra u dënuan me ekzekutim, por vetëm dy prej tyre kaluan para toges.

Pjesa tjetër kaloi pjesën tjetër të jetës së tyre në burg. Fazekas kreu vetëvrasje para se te dënohej

postbck postbck

Recent Posts

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

  I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe…

9 hours ago

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa…

10 hours ago

Për duart e thata ky veprim pas larjes ju ndihmon t’i keni gjithmonë të buta!

  Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që…

10 hours ago

Udhëtimi i vitit 1858 në Shqipërinë dardane

Në vitin 1858, studiuesi austro-hungarez, Johann Georg von Hahn, i cili më vonë do të…

12 hours ago

Pse macet ndonjëherë hanë me sytë mbyllur?

Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë…

12 hours ago

Aftësitë e rralla të shqiptarëve për udhëheqje, luftë, arkitekturë ndërtime etj…

AFTËSITË E RRALLA TË SHQIPTARËVE PËR UDHËHEQJE, LUFTË, ARKITEKTURË, NDËRTIME ETJ. GREQIA, PERANDORIA OSMANE, EGJIPTI,…

12 hours ago