Mund të bëjnë një rrëmujë të vërtetë!
Meqenëse po na vijnë shumë shpejt temperaturat e ulëta, pos shfaqjes së ftohjes dhe gripit, në shtëpitë tona gjithashtu mund të shfaqen lagështia dhe myku.
Kjo mund të jetë shumë e pakëndshme për familjarët, aq më parë për ata që janë alergjikë. Kjo është mënyra si t’i pengoni!
Temperaturat e ulëta nga ambienti i jashtëm dhe ngrohja e ambientit të brendshëm mund të krijojnë kondensim gjë që automatikisht krijojnë lagështi, por edhe myk, kushte në të cilat lagështia dhe myku më së miri krijohen, transmeton Telegrafi.
Ekspertët paralajmërojnë për tri lloje myku:
• myku alergjen – siç thotë edhe emri, shkakton reagime alergjike, por janë të mundshme edhe sulmet e astmës
• myku patogjen – ndikon më së shumti tek ata persona me sistem të dobësuar apo të rrezikuar imunitar
• patogjenët toksikë – shkaktojnë infeksione respiratore, alergji dhe astmë.
Ekspertët këshillojnë disa gjëra që mund të parandalojnë shfaqjen e lagështirës dhe mykut në shtëpitë tuaja:
• hapja e dritares disa herë gjatë ditës
• uljen e temperaturës mbi 14 gradë Celsius
• përdorimi i një dehumidifikuesi në zonat me lagështi të tepërt
• kontrolle të shpeshta të vendeve të mundshme me lagështirë
• Pastrimi i rregullt i të gjitha ajrosjeve në shtëpi dhe zonave kritike
Myku shfaqet më së shumti në dimër dhe çelësi për parandalimin e tij është sigurimi i ajrosjes së mirë në shtëpinë tuaj dhe ndjekja e këshillave të mësipërme mund t’ju ndihmojë ta bëni këtë.
Në qoftë se vëreni që është shfaqur myku në mure, sipas mendimit të ekspertëve, ja si mund ta eliminoni:
Përdorni sprej uthulle të bardhë të distiluar, ujë të valuar dhe sodë bikarbonati dhe spërkateni me të vendet kritike.
Gjithashtu, nëse në rroba apo në mobilie vëreni “pika të imëta të njoma në formë fjollash”, lajini menjëherë. Megjithatë, nëse ju ose një anëtar i familjes ka alergji dhe kolla e vazhdueshme nuk ndalet, atëherë është koha për të kërkuar ndihmë profesionale.
Përveç vizitës te mjeku, mund të telefononi edhe ekspertë që do të heqin zonat kritike duke hequr, lyer dhe zbardhur. /Telegrafi/
Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…