<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Vetëm me këtë përbërës, pastroni veshkat tuaja nga gurët për 10 ditë

Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës fizike dhe kimike do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve.

Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu do t’ju përshkruajë edhe qetësues sepse procesi i eliminimit të atyre formacioneve kristalore mund të jetë vërtet i dhimbshëm.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi. Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqëndruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara, por shumë njerëz betohen për një zgjidhje të veçantë që shpëton nga gurët në veshka. Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Rrezik i ulët për diabet të tipit 2

Reduktim i sulmeve të astmës dhe shpeshtësisë së sulmeve të migrenës

Nxit rigjenerimin dhe zhvillimin e indeve të trupit

Parandalim i kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë

Meli është gjithashtu shumë i dobishëm për individët që vuajnë nga gurët në veshka si dhe nga sëmundje të tjera që përfshijnë sistemin renal. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se meli funksionon jashtëzakonisht mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e një sërë problemesh me veshkat, veçanëritsh të formacioneve kristalore. Në fakt, meli është përdorur shumë nga mjekët popullorë për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veshkat dhe pjesën tjetër të sistemit renal. Ky drith është provuar të jetë i dobishëm për sa vijon:

Shpërbërjen e gurëve në veshka dhe atyre në fshikëz

Detoksifikimin e veshkave

Sëmundje problematike për gratë si cistitet

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund të përgatisni nëse dëshironi të largoni gurët në veshka në mënyrë krejtësisht natyrale, veçanërisht me ndihmën e melit:

-Në mbrëmje, para se të flini, shpëlani një kupë (200 gr mel) me ujë të ngrohtë.

-Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës

-Në mëngjes, merrni një tenxhere, hidhni melin dhe shtoni 2/3 ujë të vluar në të.

-Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë gjithë ditën.

-Përziejeni mirë dhe lëngun hidheni në një kavanoz të madh.

-Pijeni gjatë gjithë ditës pa kufizime. Sipas atyre që e kanë provuar këtë ilaç, rezultatet vihen re vetëm në 10 ditë.

InForCulture

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

11 minutes ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

1 hour ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

6 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

6 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

6 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

1 day ago