Ua nxorrën thonjtë, ua thyen gjunjtë dhe eshtrat e duarve, gjersa në fund i pushkatuan në dalje të fshatit. Akoma janë të varrosur në një varrezë masive.
Një djalë të vogël që qante vazhdimisht, i cili quhej Nazmi, e mashtruan duke i thënë se po shkojnë “me i ruejt kingjat”. Më pas e vranë me të tjerët. Nexhmija 17 vjeçare u mundua të përleshej me partizanët për ta mbrojtur vëllain e saj 13 vjeçar, Kadriun. Një reportazh i viteve ’90 shkruante se edhe pas pesë dekadash shiheshin shenjat e dhunës në fytyrën e saj, kurse vëllai i saj, pasi kishte parë dhunën ndaj motrës, kishte pësuar shok psikik.
Ky është vetëm një episod i dhunës së egër dhe masakrave që partizanët e Titos ushtruan mbi civilët shqiptarë në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore. Madje, egërsinë makabre të partizanëve të Titos nuk e përjetuan vetëm shqiptarët.
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…
Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…
Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…
Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…
Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…