Nga kapërcyelli i shekullit të katërmbëdhjetë Prishtina e ndodhur ndërmjet qendrave të njohura minerare të Kosovës si Novaberda, Janjeva, Trepça, ka arritur prosperitet të paparë shoqëroro-ekonomik dhe do të shpallet një nga qendrat e rëndësishme diplomatike dhe konsullore të Europës Juglindore. Së këtejmi, në vitin 1396, selia e përhershme konsullore e Prizrenit u zhvendos në Novabërdë dhe Prishtinë. Dihet se raguzanët bujarë zakonisht emëroheshin konsuj në qendrat e përmendura më sipër. Janë të njohura edhe rastet kur si konsull zgjidhej dikush me origjinë arbërore, që gëzonte të drejtën e nënshtetësisë së shtetit të Raguzës. Dihen dokumente të shumta që kanë lidhje me temën në fjalë. Njëri prej tyre njoftoi drejtpërdrejt se si qeveria e Raguzës, më 16 gusht 1396, kishte vendosur të caktojë një konsull për Novabërdën dhe Prishtinën së bashku me rrethet e tyre, “[…] in Nouaberda, Pristina in illis partibus”. Ky vendim i qeverisë së Raguzës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj nga sulmet e ndryshme që ndodhën në këto anë, “propter vessationes que sunt in illis partibus”. Konsulli i Prishtinës i shoqëruar nga dy magjistratë u detyrua të interesohej për të shpëtuar pasurinë jo vetëm të qytetarëve të Raguzës!
Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD)!
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…