<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Panelet diellore pluskuese

Steve Herman

Panelet diellore janë shtuar në çatitë e ndërtesave dhe në tokë në shumë pjesë të botës. Por ato gjithashtu mund të vendosen edhe në sipërfaqw ujore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, teknologjia diellore lundruese është rritur në një shkallë të madhe në Azi dhe Evropë dhe tani po fillon të përdoret edhe në Amerikën e Veriut.

Një nga risitë më të mëdha për prodhimin e energjisë elektrike janë fotovoltaikët lundrues, ose teknologjia FPV që përfshin ankorimin e paneleve diellore në sipërfaqe uji, duke përfshirë liqenet, rezervuarët dhe detet. Disa projekte në Azi përdorin mijëra panele për të gjeneruar qindra megavat energji.

Teknologjia FPV mori hov në Azi, ku ka më shumë kuptim ekonomik pasi toka është më shumë e vlefshme për tu përdorur për bujqësinë. Sipas Sika Gadzanku, një studiuese në Laboratorin Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme në Kolorado, projektet diellore lundruese janë edhe më tërheqëse kur mund të ndërtohen në sipërfaqe ujore pranë hidrocentraleve me linja ekzistuese transmetimi.

“Në vendet që përdorin shumë hidrocentralet, ka shqetësime rreth prodhimit të energjisë gjatë thatësirave, për shembull, dhe me ndryshimet klimatike, ne presim që të shohim më shumë ngjarje ekstreme të motit. Kur mendojmë për thatësirat, ekziston mundësia që të kemi teknologjinë FPV si një opsion tjetër të energjisë së rinovueshme. Pra, në vend që të vareni kaq shumë tek hidrocentralet, tani mund të përdorni më shumë fotovoltaikët dhe të zvogëloni varësinë tuaj nga hidrocentralet gjatë sezoneve shumë të thata”, thotë studiuesja Gadzanku.

Panelet diellore lundruese sjellin një tjetër përfitim: ato pakësojnë ekspozimin ndaj dritës dhe ulin temperaturën e ujit, duke minimizuar rritjen e dëmshme të algave.

E gjithë kjo dukej mjaft premtuese për zyrtarët në qytetin Windsor në Kaliforninë veriore. Pesë mijë panele diellore janë tani duke lundruar në një nga pellgjet e ujërave të zeza të qytetit.

Panelet lundruese janë miqësore për mjedisin dhe buxhetin e Windsor-it, ku fatura elektrike e impiantit të ujërave të zeza ishte më e larta, thotë anëtarja e këshillit të qytetit Deborah Fudge, e cila nxiti projektin e 1.78 megavatëve ndaj një alternative tjetër për vendosjen e paneleve diellore në vendet e parkimit të makinave.

“Ata mënjanojnë 350 tonë metrikë dioksid karboni në vit. Dhe ofrojnë gjithashtu 90 për qind të energjisë që na nevojitet për të gjitha operacionet për trajtimin e ujërave të zeza, dhe gjithashtu për pompimin e ujërave të zeza nga një fushë gjeotermale, rreth 64 kilometra në veri”.

Qyteti i merr me qira panelet lundruese nga kompania që i instaloi, gjë që i jep një çmim të caktuar për energjinë elektrike me një kontratë afatgjatë, që do të thotë se Windsor-i po paguan rreth 30 për qind të asaj që shpenzoi më parë për të njëjtën sasi energjie.

Kjo e bëri të lehtë marrjen e miratimit të votuesve, thotë kryetari i bashkisë së qytetit, Sam Salmon.

“Nuk është se kemi investuar në diçka ku nuk do të marrim një përfitim. Ne po marrim përfitim ndërsa flasim. Dhe kjo do të vazhdojë për 25 vjet.”

Një liqen në Virxhinia është një nga gati 25,000 sipërfaqet ujore të krijuara nga njeriu në Shtetet e Bashkuara të identifikuara nga një studim qeveritar si të përshtatshme për vendosjen e FPV-ve. Panelet lundruese në një të katërtën e sipërfaqes së secilit rezervuar të tillë, do të gjeneronin gati 10 për qind të nevojave të Amerikës për energji.

InForCulture

Recent Posts

E tmerrshme: Shikoni se çfarë i ndodhë trupit të njeriut pasi han mish derri

Rreziqet e ngrënies së mishit të derrit të papjekur janë zbuluar në një skanim të…

19 minutes ago

Simptoma që shumë e fshehin nga turpi, por mund të jetë një sinjal për kancerin e zorrës së trashë

Një simptomë shëndetësore që shumë njerëz e shmangin nga sikleti mund të jetë një sinjal…

2 hours ago

Keni dhimbje kyçesh? Përdorni hithrën në këtë mënyrë…

    Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë. Lëngu…

3 hours ago

Per shendetin e syve keto jane 6 ushqimet me te mira, konsumojini sa me teper

    Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet…

3 hours ago

Nje diete ideale dhe teper e shendetshme per moshen mbi 60 vjece, ja si duhet ta nisni diten

    Si e imagjinoni veten në moshën 60, 75 apo 90-vjeçare? A do të…

3 hours ago

Keto 3 vitamina nuk duhet ti konsumoni me stomakun bosh, keto jane arsyet

    Tregu i suplementeve dietike po përjeton një rritje shpërthyese. Ndërsa dikur përdoreshin vetëm…

3 hours ago