<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kulti ilir i kuajve

Kulti ilir i kuajve është kaq i rëndësishëm dhe kaq me peshë tek të parët tanë sipas Romakut Fetus në shek. II p.e.r shkruan se, perëndia e Neptunit më parë tek ilirët njihej me emrin “HIPPUS” që do të thotë me hip ose me kalërue. Më vonë dijetari austriak Karl Treimer thotë se emri i kalit në Evropë ka origjinë ilire.
Vetë emri Hipius, që quhet kali, lidhet me foljen “hip” që do të thotë, të kalorësh.
Sipas #Treimerit fjala “kabalos” që e kanë romakët për kalin është fjalë tipike ilire. Në lashtësi dhe antikitet Ilirët përmenden si një popull i cili çdo nëntë vjet i flijonin hyut të detit katër kuaj si gjënë më të shtrenjtë që kishin. Miti i Centaurit ka lindur tek thesprotët në Epirin ilir dhe jo më kot mësuesi diturak i Akilit, kryeheroi epirot ka qenë një Centaur, i quajtur Kiron.
Legjendat e Centaurëve kanë qenë shumë të gjalla në Jugun e Shqipërisë dhe në Çamëri.
Albanologu i madh austriak Georg Von Hahn shënon, në një prej librave të tij, se në Shqipërinë e Jugut besohej se ka disa njerëz të fuqishëm me bisht kali, kurse disa të tjerë janë me bisht dhie.
Këta janë njerëz të pamposhtur dhe për ta thuren këngë.
Njeriu me bisht kali është jehona e Centaurit, njeriu me bisht dhie është jehona e hyut të barinjve dhe të hedonizmit antik Panit të madh. Eposi i Veriut i Mujit dhe i Halilit lartëson dhe kultivon kuajt e tyre luftarakë. Kuajt bëjnë dialog me heronjtë si të barabartë me ta. Por dhe arkeologjia dhe autorët antikë japin të dhëna shumë të rëndësishme për kultin e kuajve tek ilirët dhe te shqiptarët. Në të vërtetë historia e racës së kuajve tek ilirët dhe shqiptarët është e lidhur që herët me racën e famshme të kuajve arabë. Kjo gjë vërtetohet edhe për shqiptarët edhe për hungarezët. Kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata është kënduar në disa poema europiane me admirim edhe për kalin e tij të luftës.

InForCulture

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

5 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

5 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

5 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

5 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

5 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

6 hours ago