Prej Nekropolit te Nishit (para-sllav), shek. V-VI m. Kr.
—
“Këtu prehet Petrus, i biri i Thoma vikarit, i cili jetoi për 16 vjet. Ai është varrosur pranë babait dhe motrës së babait të tij dhe dy vëllezërve më të mëdhenj, Antoninus dhe Gentius, të cilët vdiqën në të njëjtën kohë, në të njëjtin muaj dhe la nënën e tij në trishtimin më të madh në shtator të ‘indiktit’ të nëntë.”
—
Rëndësia e kësaj epigrafie qëndron të paktën në dy aspekte lidhur informacioneve që sjell. Informacioni i parë ka lidhje me periudhën kohore, pra shekulli/shekujt në fjalë; që do të thotë se Nishi si qendër i përkiste Perandorisë së Perëndimit, pra varej nga Roma. Nishi shkatërrohet prej sllavëve në shek. XII pikërisht prej Stefan Nemanje, që do të thotë se nuk ishte i banuar prej sllavëve (në se do gjendeshin sllavët nuk ka llogjikë të shkatërrohej po prej sllavëve). Informacioni i dytë ka lidhje me antroponimet ku gjenden dy emra me prejardhje shënjtorësh (të krishter), një emër latin dhe një emër tipik ilir. Pra, jemi në një fazë ku krishtërimi po rrënjëzohej (duke marr parasysh faktin që vet i ati i këtyre djemve të vdekur ishte një vikar apostolik). Gjithashtu rëndësi është antroponimi ilir (Gentius), i cili ka një vazhdimësi të paktën prej shtatë shekujsh sipas mbishkrimit.
Në të njëjtën familje emra latin, emra të krishterësh dhe një emër ilir.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…